Politike

Ruçi i falenderon të gjithë (edhe Metën), dorëhiqet nga politika: Në shtator s’do jem deputet

Vetëm pas disa javësh Gramoz Ruçi mbush 70 vjeç.

Në 30 vjetorin e themelimit të PS-së, në kongresin e jashtëzakonshem, Gramoz Ruçi njoftoi se ai do ta festojë ditëlindjen i zhveshur nga gjithë funksionet politike, madje edhe nga mandati i deputetit.

Gramoz Ruçi dha dorëheqjen. Nga muaji shtator kur dorëzon edhe detyrën e kryeparlamentarit, ai nuk do të jetë më në kuvend dhe as me funksione në PS.   

“Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratone ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot që kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.

Një ndër themeluesit e PS-së, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka falenderuar të gjithë. Si asnjë tjetër në PS, ai ka përmendur edhe rolin e Ilir Metës në PS.

“...Nuk jam për të mbajtur fjalim apo për historikun 30 vjecar të PS, por për të marrë fjalën dhe për të dhënë ashtu si kurse kolegët e mi, përshkruan emocionet e tyre në dokumentar.

Do e ndaja në 2 periudha të ndara në 2005. Nuk po e them se si u themelua, u programua dhe se si u miratua familja jone politike.

Ne u anatemuam si vetë Parti e Punës, por nuk mjaftonte kaq. Të ishe socialist nuk ishte e modës. Flitej për shtet ligjor por vetëm Maliq kishte për socialistet, flitej për ekonomi tregi, por nuk kishte, flitej për shtet të së drejtës por të drejta për socialistët nuk kishte, kishte dhunë, arrestime që përfundoi me burgosjen e Nanos, kanë qenë vite të vështira, prandaj unë meqë jam ende këtu aktiv në jetën politike, do të përshëndes Kryesinë 15 anëtarët e parë të PS, do të përshëndetja 3 nënkryetarët e parë. Do të përshëndesja, shumë figura të spikatura që janë marrë me programin e PS. Përshëndes 4 të parët që mbërritën në PS, mes tyre Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, përshëndes 28 deputetët e grupit të parë të PS me në krye Namik Doklen, kanë qenë 36, por 8 prej tyre nuk jetojnë më, ky ka qenë grupi më i mirë parlamentar që ne kemi pasur në 8 mandate parlamentare dhe së fundmi, do përshëndesja Fatos Nanon.

I dashur Fatos, ne jemi krenar për ty për shumë gjëra pasi askush nga ne apo kundërshtarët nuk thonë dot që nuk je politikan, ne jemi krenar që të kemi pasur kryetar se je intelektual, i dashur Fatos. Shumë socialist nga 91-97 u persekutuan, por 4 vite burg i bëre ti se ishte kryetar i jonë”, tha ai. Më pas Ruçi i drejtohet kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

“I dashur Edi, të kujtohet 2003 kur shprehe dëshirën për të qenë kryetar shumë delegatë nuk të mbështetën e megjithatë ti qëndrove stoik, pasi ti e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton ambicia dhe dëshira, por duhet edhe dëshira dhe dashuria e atyre për të cilat ti pate ambicien për t’u bërë kryetar i tyre dhe ajo erdhi natyrshëm në 2005 dhe ja ku jemi sot, kaq krenar si asnjë parti e majtë në Europën lindore me 3 mandate rresh fitimtare. Jemi me fat që kemi një lider këmbëngulës, me ambicie, të vendosur e përkushtuar dhe të maturuar ”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë