Para

Nga mbetjet plastike të varfrit mund të marrin kredi

Nyoman Dartini përdori mbetjet plastike për të paguar ofertat që ju jepeshin falas besimtarëve në tempull gjatë festës verore me hënë të plotë në ishullin indonezian të  Balit. Ajo planifikon që ta përdorë përsëri plastikën për të blerë ushqime dhe të bëjë më shumë oferta gjatë Galungan, një festë hindu që shënon fitoren e së mirës mbi të keqen.

Mbetjet plastike  nuk janë një kartë krediti, por shishet që ajo mbledh nga puna e saj si pastruese në një treg në Denpasar,  e luaj një rol të tillë. Ajo i con mbetjet  në një qendër grumbullimi që menaxhohet nga Plastic Bank dhe paratë i depozitohen në një llogari për cilën Nyoman informohet periodikisht . “Paga ime nuk është e mjaftueshme,» thotë 60-vjeçarja , duke folur me gëzim për 100,000 rupiah shtesë (rreth 7 dollarë) që ajo merr mesatarisht  çdo muaj nga mbledhja e mbetjeve plastike. Paratë  e pagës dhe të ardhurat nga mbledhja e plastikës si dhe të arhduarta e burrit që punon në ndërtim bashkë me djalin që punon në nje hotel të vogël ia plotësojnë nevojat. "Nëse nuk do t’i kisha këto para, do të na duhej të merrnim hua."

Njerëzit në mbarë botën mbledhin plastikë dhe e shesin atë tek ricikluesit prej  disa  dekada. Por nocioni i kthimit të mbeturinave në një mjet të pasurimit financiar është një ide e madhe dhe e re në qarqet e zhvillimit ekonomik. Mbledhësit tek Plastic Bank (Banka e Plastikës) kanë normë të lartë interesi për shishet plastike që mbledhin  në tregjet e tyre lokale, plus shpërblimet. Ata mund të ruajnë vlerën në bankë, në vend se të fitojnë para çdo ditë.

Pra ideja është që plastika të trajtohet si monedhë. Me këtë mënyrë edhe ambientalistët  mbeten të kënaqur.

Në të gjithë botën, po bëhen përpjekje për ti dhen plastikës statusin e monedhës në mënyrë të të nisisn njerëzit ta mbajnë atë dhe jo ta hedhin në mjedis të hapur. Psh. Qeveria indoneziane po operon përmes një rrjeti të ashtuquajtur Plastic Bank  — qendra riciklimi që jo vetëm u japin grumbullueseve para për plastikë, por gjithashtu u japin atyre kredi që ata mund të paguajnë përmes plastikës së mbledhur . Në Surabaya, qyteti i dytë më i madh në vend, banorët mund të paguajnë biletën e autobusit duke përdorur shishe plastike ose gota; është një nismë e kryebashkiakut të parë të qytetit, Tri Rismaharini, i cili vendosi një objektiv ambicioz për të pasur Zero  mbetje plastike në vitin 2020. Aty një biletë autobusi dy orësh kushton 10 gota plastike ose deri në pesë shishe plastike, në varësi të madhësisë së tyre.

Disa stacione metroje në Pekin dhe Romë janë pajisur me makina që pranojnë shishe plastike në këmbim të parave që duhen për të paguar biletat e metrosë. Në Indi, disa shkolla të komunitetit pranojnë plastikë të riciklueshme për pagesa shkollimi. Në ishullin italian të Sardenjës, kompania  tuajaneze Miniëiz Co. hapi një dyqan pop-up që shiste artikuj të prodhuar nga plastika e ricikluar; mënyra e vetme për të paguar ishte depozitimi i sa  më shumë objekteve plastike në një makinë të quajtur Trashspresso. Dhe në qershor, Anheuser-Busch InBev SA / NA Corona sponsorizoi një program një javor “birrë për plastikë”, përmes së cilit kosumatorët e birës  në pesë vende shkëmbyen plastikë të riciklueshme për një birrë  nëpër bare.

Qendra e grumbulllimit te Plastic Bank

Plastic  Bank synon të operojë në një shkallë më të madhe se këto projekte lokale dhe afatshkurtra. Ideja e sipërmarrësit nga Vankuverit, David Katz gjatë fjalës së tij në , TED Talk 2018 ku flet për mbeturinat plastike është parë nga të paktën 1.8 milion njerëz. Plastic Bank u prezantua në Haiti në 2015 dhe më pas u zgjerua në Filipine dhe Indonezi. Katz kohët e fundit vizitoi Vatikanin për të diskutuar idenë që  katolikët në të gjithë botën të cojnë mbetje plastike të riciklueshme në kishë të dielave - një projekt për të cilin ai thotë se është duke u zhvilluar në Brazil.

Kur hyn për herë të  parë në një vend, Plastic Bank punon me qendrat ekzistuese të riciklimit dhe angazhon një kompani të madhe ndërkombëtare për të mbështetur programet e saj. Në Indonezi, SC Johnson & Son Inc., një prodhues amerikan i materialeve  për pastrim shtëpiak — dhe një prodhues i jashtëzakonshëm i paketimeve plastike — u angazhua për financimin e nëntë degëve të kësja banke në Bali, gjatë për vitin 2019. Kompania gjithashtu njoftoi se kishte në plan  që të për pastruesit e xhamave  Ëindex , materiali të merrej plotësisht nga plastika e sjellë në vendet e Plastic Bank  në Indonezi dhe Filipine. "Ne do të dëshironim të ishim, nëse jo  të paktën një prej pionierëve të kësaj nisme" për të kaluar  të gjithë prodhimin me material të ricikluar, thotë Nanto Kartohadiprodjo, një menaxher lokal tek S.C Johnson për Indonezinë.

Plastic  Bank por tërheq gjithashtu në projekt edhe njerëz nga sistemi formal financiar. "Shumica e bankave nuk duan më të varfrit e të varfërve, sepse ata nuk kanë para" thotë Shaun Frankson, një bashkëthemelues i organizatës. "Riciklimi është një mënyrë për t'i marrë krijuara tyre mundësinë që të kenë llogari në bankë”. " Nga më shumë se 3,200 mbajtës të llogarive në Bali, rreth 1.200 kanë një bilanc pozitiv në portofolin e tyre  elektronik në aplikacionin Banka plastike. Kjo do të thotë se ata përfundimisht mund të bëhen interesantë për huadhënësit e rregullt”. Ni Made Supartini është menaxher i llogarive në Njësinë Simpan Pinjam, një bankë bashkëpunuese ngjitur me selinë lokale të Plastic Bank në Denpasar. Ajo parashikon se është vetëm çështje kohe para se të mund të shndërrojë disa mbajtës të llogarisë plastike në klientët e saj dhe t'i bëjë ata të kenë mundësi të përfitojnë produkte bankare , të tilla si kredi konsumatore ose hipoteka, për të cilat nuk kanë patur mundësi më parë. "Sa herë që vjen një grumbullues i mbetjeve plastike, aq herë ekziston edhe mundësia që ata të bëhen klient dhe të rrisin bazën tonë të depozitave," thotë ajo.

Muhamed Abdullah Sajad, një grumbullues mbetjesh plastike  që jeton me gruan dhe vogëlushin e tij në një pranga të lidhur me një qendër të lidhur me Bankën plastike në Denpasar, e kishte jetën një betejë të përditshme për mbijetesë. Pasi u regjistrua në Plastic Bank , pati mundësi që të hapte edhe  llogarinë e tij të parë me një bankë tradicionale. Kursimet e tij tashmë tejkalojnë 50 dollarë; në një moment ai shpreson të ketë mjaft për të shndërruar shtëpinë prej bambuje në një shtëpi të ngurtë me tulla. Ai ka kursime shtesë edhe bonuset e  ofruara nga Banka e  Plastikës ( Plastic Bank).

Aplikacioni që tregon llogarinë bankare nga mbledhja e plastikës

"Më parë, të gjithë këta grumbullues  do të merrnin borxh nga fajdexhinjtë ose pshkaqënët e borxhit sic i thonë” ", shprehet Susyati, një sipërmarrëse femër e rrallë që drejton qendrën e riciklimit të Denpasar, të  lidhur me Bankën plastike dhe që administron aplikacionin që dërgon tekste informuese për gjendjen e llogarive  tek tetë koleksionistët e saj , përfshirë Sajadin. "Tani që ka një bonus, ata janë më të pavarur dhe nuk u duhen më hua." Ata gjithashtu punojnë më shumë. "Sasia  që marr nga tre persona sot është i njëjtë me atë që  dikur kam  e jepnin tetë  vetë," thotë ajo.

Nje nga plazhet shqiptare te mbytur nga mbetjet plastike

Gusi Made Astri, 54 vjeç, një punëtore në  Sanur Beach në Denpasar, e fillon punën para agimit dhe pastron  plazhe të qytetit, duke fituar 127 dollarë në muaj. Ajo plotëson pjesën tjetër të të ardhurave me plastikën që mbledh  dhe e depoziton në bankë. Këto para mbulojnë blerje të rastit psh. ilaçe për dhimbje koke pasi  punon në diell të nxehtë, por që të cilat ajo nuk mund t’i përballonte më parë, dhe paguan edhe ofertat e tempullit për pushime - ndoshta edhe një veshje e re për fëmijët”, thotë ajo. Tani ajo ka marrë vesh që plastika vlen më shumë, Astri zbuloi se mund të mbushë vetëm dy çanta me ushqime  duke dorëzuar dy thasë të mëdhenjë me mbetje plastike. "Ndërgjegjësimi është i lartë tani," thotë ajo, "kështu që është duke u bërë më e vështirë për të garuar kush mbledh më shumë mbetje plastike."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë