Politike

‘Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë’

Sekretari i Pergjithshem i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha pas mbledhjes se Asamblese se PS se nga sot fillon faza e tretë e procesit të rienergjizimit.

‘Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë.  Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë.’ tha Klosi.

Gjatë mbledhjjes, u miratua Projekt Udhëzimi “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”si dhe zgjedhja e kritereve përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë që pritet të mbahet ne qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë