Jete & Stil

Nga Madona te Kim Kardashian. A do t’i njihnit sot këto adoleshente?

Nuk është e pazakontë të dukesh apo ndjehesh komplet ndryshe nga ajo që ishe në shkollë të mesme. Dhe kjo përfshin edhe të famshmet. Në pikëpamjen e bukurisë, shumë gjëra kanë ndryshuar për disa nga yjet më të famshme të Hollywood-it nga lyerjet e flokëve deri tek ndryshimet e kozmetikës.

Gjithçka duket se nisi kur Christina Hendricks postoi një foto të vjetër nga koha kur ishte e dhënë pas rock-ut. Para se të bëhej një këngëtare globale pop-i dhe të vendoste imazhin e saj si një bionde, një Madonna 15-vjeçare kishte onde të errëta që i arrinin deri te beli. Ndërkohë, aktorja fituese e çmimit ‘Oscar’ Reese Witherspoon pati një ndryshim të ngjashëm duke braktisur flokët e saj natyralë kaf për një bjonde platini.

Si një përfaqësuese perfekte e viteve ’90, Drew Barrymore përdorte buzëkuqin në ngjyrë mavi për buzët gjatë asaj dekade, por që atëherë ka evoluar drejt ngjyrës së kuqe. Lena Dunham dhe Zoe Kravitz kanë treguar se janë po aq guximtare sa janë në ekran edhe në jetën reale pasi kanë hequr dorë nga flokët e tyre të gjatë dhe kanë zgjedhur modelin e flokëve shumë të shkurtër. Ka edhe yje të tjerë si Nicki Minaj apo Kim Kardashian West që edhe pse kanë rënë pre e tendencave të modës ende vazhdojnë ta ruajnë pamjen e adoleshencës.

Ja disa foto që tregojnë transformimin e të famshmeve nga ditët e gjimnazit në kohët e sotme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë