Treg

Nga licencat tek taksat, Turqia gati të rregullojë tregun e kriptomonedhave

Turqia po tenton të dalë nga Lista Gri e pastrimit të parave dhe për këtë ka marrë masa për rregullimin e tregut të kriptomonedhave në vend.

Qeveria turke po synon të licencojë dhe taksojë subjektet që merren më këtë treg. Ekspertët e sektorit të kriptos në vend shprehen se futja e disa standardeve të licencimit do të jetë një nga prioritetet kryesore në rregulloren e re, pasi kjo do të parandalojë abuzimet ndaj sistemit.

Rregulloret mund të përfshijnë gjithashtu kërkesat e mjaftueshmërisë së kapitalit, masat për të përmirësuar sigurinë dixhitale, shërbimet e kujdestarisë dhe vërtetimin e rezervave.

Turqia renditet e katërta globalisht në vëllimet e transaksioneve të kriptove të papërpunuara, me rreth 170 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Indisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Vendi ishte i 12-ti në indeksin e adoptimit të kriptove të firmës, duke reflektuar dëshirën e turqve për të kundërshtuar zhvlerësimin e monedhës dhe interesin e të rinjve për teknologjinë e re.

Në tetor, ministri i Financave Mehmet Simsek tha se Ankaraja do të miratojë një legjislacion të ri që mbulon kripto-asetet sa më shpejt të jetë e mundur për të përmbushur rekomandimin e fundit të mbetur të FATF, i cili do t’i lejojë Turqisë të dalë nga lista gri, gjë që mund të ndikojë në vlerësimet e investimeve të një vendi dhe reputacionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë