Njerez

Nga fillimet modeste tek suksesi i madh, historia magjepsëse e Walt Disney

Nga Gazeta 'Si' - Aftësitë e tij artistike u nxitën dhe inkurajuan që kur ishte fëmijë nga një mjek në lagjen e tij, i cili një ditë i kërkoi të vizatonte kalin e tij. Mjeku e pëlqeu shumë, e lavdëroi, dhe nga ai moment Walt u dashurua pas skicimin dhe pikturës. Ai vazhdoi të praktikonte aftësitë e tij duke kopjuar karikaturat e gazetave që sillte në shtëpi i ati.

Ai mban rekordin për shumicën e çmimeve të Academy Awards dhe nominimeve si producent filmi, me 22 fitore dhe 59 nominime. Po ashtu, fitoi dy çmime speciale Golden Globe për arritjet e shumta në karrierë dhe një çmim Emmy, ndër shumë çmime të tjera.

Përveç kësaj, Biblioteka e Kongresit të SHBA-së, i ka renditur disa nga filmat e tij në Regjistrin Kombëtar të Filmit. Në vitin 2022, Disney u bë i pari dhe një nga tre personat që u nominua për Academy Awards në 6 kategori. Legjendari Walt Disney lindi më 5 dhjetor 1901, në Chicago.

Babai i tij, Elias Disney, ishte një irlandezo-kanadez. E ëma, Flora Call Disney, ishte gjermano-amerikane. Walt ishte fëmija i katërt i prindërve të tij. Pas një jetë të vështirë, i ati hoqi dorë nga bujqësia, shiti fermën e familjes dhe u zhvendos në Kansas City, Missouri.

Një mëngjes, ai bleu kopjet e një gazete lokale dhe i detyroi fëmijët e tij të vegjël që ta ndihmonin me shpërndarjen shtëpi më shtëpi. Më vonë, Walt vuri në dukje se shumë nga zakonet e tij kur u rrit, buronin pikërisht nga periudha kur ndihmonte babain në shpërndarjen e gazetës.

Walt nisi studimet e tij me korrespondencë në një shkollë në Kansas City, dhe më vonë ndoqi seminaret e Institutit të Artit në Kansas City si dhe Shkollën e Dizajnit. Në vitin 1917, Elias bleu kompaninë O-Zell, që prodhonte karamele xhelatinoze, duke u rikthyer me familjen në Chicago.

Atje Disney vazhdoi studimet në shkollën e mesme McKinley. U bë karikaturist i gazetës së shkollës, duke skicuar imazhe patriotike rreth Luftës së Parë Botërore, ndërsa vazhdonte të mësonte mbrëmjeve në Akademinë e Arteve të Bukura të Chicagos. Në mesin e vitit 1918, u përpoq t’i bashkohej ushtrisë amerikane për të luftuar ndaj gjermanëve, por u refuzua sepse ishte shumë i ri.

Pas luftës, Walt u kthye në Kansas City, ku nisi karrierën e tij si një karikaturist reklamash.

Ai shiti karikaturat e tij të para në vitin 1920, dhe më vonë shpiku një mënyrë të re për bashkimin e veprimit të drejtpërdrejtë me animacionin. U largua nga Kansas City për në Hollywood në gushtin e vitit 1923, duke pasur me vete vetëm disa materiale vizatimi, 40 dollarë në xhep dhe një film të animuar.

I shoqërua dhe nga i vëllai, Roy O.Disney, Walt hapi në Kaliforni një dyqan në pjesën e pasme të një zyre të pasurive të paluajtshme në Hollywood. Personazhi i famshëm Mickey Mouse lindi në vitin 1928. Talenti i rrallë i Walt u shfaq për herë të parë në filmin pa zë “Crazy Plane”.

Por sukseset e tij më të mëdha ishin filmat e aminuar si “Borëbardha dhe 7 Xhuxhët” (1937), “Pinoku”, “Fantazia”, “Dumbo” dhe “Bambi”. Pas Luftës së Dytë Botërore, u publikuan filma të rinj të animuar apo edhe realë si “Hirushja” dhe “Mary Poppins”. Kjo e fundit fitoi pesë çmime Oscar.

Ai mbahet mend edhe për koston rekord deri në atë moment prej 1.499.000 dollarësh, pikërisht në kulmin e Depresionit të Madh. Studioja e re e Disney në Burbank përfundoi së ndërtuari në vitin 1940 dhe ekipi i tij u zgjerua në më shumë se 1000 piktorë, animatorë, tregimtarë dhe teknikë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 94 për qind e studios të Disney u përfshi në misione të veçanta qeveritare, si prodhimi i filmave stërvitorë dhe propagandues për forcat e armatosura, si dhe videove me përmbajte shëndetësore që Departamenti i Shtetit nisi të shfaqte në mbarë botën.

Sa ishte gjallë, kompania e tij prodhoi dhe publikoi gjithsej 81 filma. Seria e vlerësuar me shumë çmime “Aventurat e vërteta të jetës” u krijua enkas për shkak të mendjes kureshtare të Walt dhe një nuhatjeje të shkëlqyer për të mësuar përmes argëtimit.

Filmat e Disney “The Living Desert”, “The Vanishing Preirie”, “The African Lion” dhe “White Wilderness”, ofruan njohuri emocionuese në botën e krijesave të egra duke e vënë theksin tek domosdoshmëria e ruajtjes së trashëgimisë natyrore.

Disney arriti të blejë 111 km2 tokë të virgjër në zemër të Floridës, dyfishi i madhësisë së ishullit Manhattan. Ai planifikoi ndërtimin e një parku të madh argëtues. Ajo u hap në vitin 1955, pasi një investimi prej 17 milionë dollarësh. Shumë shpejt e dyfishoi investimin e saj duke argëtuar mbi 400 milionë njerëz gjatë 40 viteve të ardhshme.

Fatkeqësisht, Disney piu shumë duhan gjithë jetën e tij dhe vdiq nga kanceri i mushkërive në vitin 1966, përpara se të përfundonte projekti i tij EPCOT. Disney ishte edhe një pionier i televizionit. Ai nisi prodhimet televizive në vitin 1954, dhe ishte një nga të parët që transmetoi programe me ngjyra në vitin 1961.

Në vitet 1950, Mickey Mouse Club dhe Zorro, ishin personazhe shumë të njohur. Po ashtu ai mori pjesë në Panairin e Moskës, Lojërat Olimpike Dimërore të 1960-ës dhe Panairin Botëror të 1964-ës. Disney ishte një djalë i qetë dhe hera-herës i pasigurt, por ai kishte një sjellje miqësore në publik.

Po ashtu, kishte standarde të larta dhe pritshmëri të mëdha nga njerëzit me të cilët bashkëpunonte. Megjithëse u kritikua si racist ose anti-semit, shumë njerëz që e njihnin i hodhën poshtë këto akuza.

Burimi: Ranking Royals/ Përshtati: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë