Keshilla

Pse martesa e dytë është më e mirë se e para – Çfarë thonë ekspertët

“Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë që i bën martesat të palumtura” – Friedrich Nietzche

Eksperti i lidhjeve, Adrienne Levy, thotë se dashuria dhe besimi janë komponentë kryesor për themelimin e një martese të fortë që zgjat. Por, sipas tij, ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm këto dyja!

Kjo për shkak se kur vështirësohen kohërat, është esenciale të zhvilloni biseda konstruktive, të mos e fajësoni njëri-tjetrin dhe të mos reagoni në mënyrë impulsive.

Sidoqoftë nëse martesa juaj e parë nuk ka qenë ashtu siç e keni dashur, nuk duhet të mërzisni veten, sepse ka arsye se pse martesa e dytë është më e mirë se e para.

Krahas pjekurisë arrihet përvoja dhe mençuria. Personat të cilët hyjnë në martesë të dytë janë më të hapur me partnerin dhe komunikojnë shumë më shumë dhe më shëndetshëm.

Gjithashtu, personat që përfshihen në martesë të dytë përgjithësisht tashmë e dinë se çfarë duan në jetën e tyre.

Fëmijët nga martesa e parë mund të paraqesin problem për shkak se ata kanë nevojë t’u përkushtohet vëmendje dhe kohë, prandaj koha për partnerin e ri duhet të planifikohet me kujdes.

Kur bëhet fjalë për grindjet, të cilat do të ndodhin, përvoja me to do të fitohet me kalimin e kohës dhe ajo përvojë do të jetë e bollshme para martesës së dytë, kështu që do të dini se si t’i zgjidhni problemet në mënyrë të drejtë.

Do të mësoni se si duhet të flisni, si ta trajtoni partnerin tuaj me respekt dhe ta respektoni mendimin e tij.

Martesa e dytë është një mundësi për t’i korrigjuar gabimet e bëra më parë dhe për të mos i përsëritur më. Ajo do t’ju mundësojë që të lidheni më shumë me partnerin tuaj dhe të kënaqeni me dikë që e doni me të vërtetë dhe që ju do sinqerisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë