Lajme

Nga diamanti i Lady Gaga, shkëlqimi i J.Lo dhe fustani i Billy Portner, yjet që na befasuan në Oscar

Ceremonia  e ndarjes së çmimeve Oscar tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës  mbrëmjen e të dielës në teatrin “Dolby” në Hollywood. Mijëra njerëz ndoqën përmes ekranit surprizat që dhuroi mbrëmja për filmit e nominuar në kategorinë përkatëse, deri tek paraqitja e të famshmeve në tapetin  kuq të këtij eventi.

Por një moment që zuri titujt e gazetave rozë ishte edhe përformanca e dy protagonistëve kryesor të “A Star is Born” Lady Gaga dhe Bradley Cooper.

Bradley Cooper dhe Lady Gaga befasuan audiencën duke iu afruar skenës nga vendet e tyre në sallë. Ata u ulën në një piano të madhe ku performuan këngën e ‘Shallow’ në skenën e Oscar.

Por veç çmimit të fituar dhe performancës, Lady Gaga tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me paraqitjen e saj në tapetin e kuq. Lady Gaga u ngjit në skenë me një fustan të zi të nga Alexander McQueen, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte diamanti që mbante tek gjerdani i shndritshëm, një diamant 128,54 karatësh. Gaga është personi i tretë në botë që ka arritur ta vendosë, një diamant të tillë pas Audrey-t (1962) dhe gruas së Sheldon Whitehouse në 1957-n.

Aktori Bradley Cooper u paraqit së bashku me gruan e tij Irina Shayk dhe nënën e tij. Ai pozoi përpara fotografëve me dy gratë më të rëndësishme të jetës së tij. Të tre të veshur me ngjyrë të zezë dukeshin mjaft shik dhe elegantë. Supermodlja Shaik  kishte zgjedhur një fustan të zi, gjysmë golf dhe mëngë të gjëra.  Ndërsa dukej mjaft cool me stilin e ri të flokëve.

Një yll tjetër që tërhoqi jo pak vëmendjen e të gjithëve ishte edhe këngëtarja Jennifer Lopez, e cila u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të gjatë me temina metali. Këngëtarja dhe aktorja 48 vjeçare dukej mjaft elegante me zgjedhjen e saj,  ndërsa dhuroi disa poza përpara fotografëve së bashku me të dashurin Alex Roddriguez, ky i fundit kishte zgjedhur të kombinonohej me ngjyrat bardh e zi.

Aktorja  Regina King, ishte po ashtu një tjetër yll që bëri të gjithë të kthejnë kokat drejtë saj. King Kishte zgjedhur një fustan të bardhë, të çarë, ndrysa dukej se një model të tillë nuk është hera e parë që e shohim në një ceremoni të rëndësishme të kinematografisë botërore. Pasi vite më parë e kemi parë edhe tek ylli i filmave Angelina Jolie. Por në kontrast me Jolie ishte ngjyra e bardhë që King kishte zgjedhur të vishte.

Por në mbrëmjen më të rëndësishme në Hollywood aktori Billy Portner kishte zgjedhur të shfaqej ndryshe nga kolegët. Ai u shfaq më një fustan, në stil princeshe të dizenjuar nga stilisti Christian Siriano. Nga mesi e sipër dukej sikur kishte veshur kostum, ndërsa pjesa poshtë ishte një fustan i gufuar.

Një tjetër ngjyrë dominuese që pamë në veshjet e vajzave të famshme ishte roza. Kjo zgjedhje e tyre nuk ishte për shkak të ndonjë kauze të caktuar. Yjet kishin zgjedhur të visheshin më këtë ngjyrë pa e ditur që mund të bënin xing me njëra-tjetrën. Sidoqoftë roza është edhe një ngjyrë pranverore dhe kjo ndoshta ishte një zgjedhje për shkak se jemi në prag të fillimit të stinës së pranverës.

Yjet e tjera që po ashtu shkëlqyen në këtë mbrëmje ishin:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë