Njerez

Nga burgu në Hungari drejt karriges në Parlamentin Europian, historia e Ilaria Salis  

Në orët në vijim, sapo të zyrtarizohet rezultati i sondazheve që bëri që mbi 170 mijë votues të shkruajnë emrin e Ilaria Salis në fletëvotim, ambasada italiane do t'u komunikojë autoriteteve hungareze rezultatin e votimit popullor në favor të shtetases italiane të ndaluar në Hungari, në paraburgim, për një vit e katër muaj.

Eurodeputetja e re e Aleancës së Gjelbër të Majtë ende  në arrest shtëpie në një apartament në Budapest, gëzon imunitet parlamentar dhe për këtë arsye duhet të lirohet, edhe pse ndoshta do të duhet të pritet shpallja nga Parlamenti i Strasburgut; që pritet të mblidhet nga fundi i qershorit maksimumi fillim i korrikut.

Partia me të cilën u zgjodh Salis kërkon lirimin e saj të menjëhershëm: “Ajo është eurodeputete dhe duhet të lirohet menjëherë. Sigurisht që nuk do të presim shpalljen e të zgjedhurve”, tha Angelo Bonelli.

“Ilaria duhet të kthehet në shtëpi. Më ka telefonuar 15 herë që nga mëngjesi, është nervoze”, tha babai. “Ajo më tha se avokati i saj hungarez foli me gjykatësin hungarez. Gjyqtari është informuar për vendin si eurodeputete por tha se në këtë moment ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Hungarisë sepse i duhet një letër që vërteton rezultatin në zgjedhje. Me atë njoftim gjyqtari do të nxjerrë një vendim që jep imunitet dhe do të bllokojë gjykimin. Tani është thjesht një proces burokratik”

Statusi i deputetit i papajtueshëm me paraburgimin

Pasi të bëhet shpallja, Salisit do t'i jepet statusi i ri i deputetit, i papajtueshëm me paraburgimin, në çdo formë.

Megjithatë, do të jetë e nevojshme një dispozitë nga gjyqësori hungarez, i cili, duke pasur parasysh situatën e re, do të duhet të lirojë të akuzuarën në pritje të gjykimit.

Kur kjo të ndodhë, Ilaria Salis do të jetë e lirë dhe do të mund të shkojë në Strasburg dhe Bruksel për të kryer punën e saj të re dhe për të lëvizur sipas dëshirës.

Dhe sigurisht që do të mund të kthehet edhe në Itali.

Mësuese e shkollës fillore, 39-vjeçarja me origjinë nga Monza, Ilaria Salis ishte një militante antifashiste, i cila, në shkurt 2023, dyshohet se ishte përfshirë në disa sulme kundër militantëve të ekstremit të djathtë në Hungari. Pas 15 muajsh paraburgim në Budapest dhe pasi deklaroi pafajësinë e saj, asaj iu caktua arrest shtëpie


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë