Politike

Nga Berisha tek Bardhi / Bllokuan seancën, PS përjashton gjysmën e opozitës në Kuvend (u propozuan 26 ‘shpëtojnë’ 3 prej tyre)

Sekretariati i Etikës u mblodh menjëherë pas bllokimit të seancës të së enjtes për të përjashtuar 26 deputetë të PD-së për një afat 10 ditor nga të gjitha punimet e Kuvendit.  

Lista e të përjashtuarve me kërkesë të PS

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj. Ne fund, sekretariati vendosi përjashtimin e 23 prej tyre, duke lënë jashtë nga lista e propozuar Dhurata Çupin, Tomor Alizotin dhe Qani Xhafajn

Në liste nuk janë asnjë prej emrave të grupit ‘Basha’ të cilët nuk ishin as fare ne seancën e të enjtes.

Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati duke treguar listën e firmëtarëve të PS në fletë boshe

Më herët, deputeti i PD-së, Flamur Noka, ironizoi me firmat e deputetëve të PS-se të cilët kishin hedhur firmat mbi një letër të bardhë pa asnjë përmbajtje. Të njëjtën gjë bënë edhe deputetët e tjerë të PD-së kur dolën nga Kuvendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë