Libra

Nga ana e princeshës së vdekur – Historia e vërtetë e mbesës së Sulltan Muratit V

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 –ën  në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.E dënuar me mërgim, familja perandorake vendoset në Liban. Selma, që ka humbur njëkohësisht edhe vendin e vet, edhe të atin, do të jetë këtej e tutje “princesha me çorape të arnuara”. Do të rritet në Bejrut dhe atje do të bjerë në dashuri për herë të parë, me një shef druz; një dashuri që merr fund shpejt.Atëherë Selma pranon të martohet me një raxha indian që s'e ka parë kurrë. Në Indi, do të kalojë nga salltanetet e maharaxhajve, te ditët e fundit të Perandorisë britanike dhe te lufta për Pavarësi, të udhëhequr prej Gandit.

Por edhe atje, si në Liban, mbetet  “e huaja”. E papranuar prej një populli që ajo kishte nisur ta donte, ia mbath për në Parisin, e pushtuar nga nazistët.  Atje do të gjejë më në fund dashurinë e vërtetë dhe do të  sjellë në jetë një vajzë.  Lufta do ta ndajë nga i dashuri, dhe ajo do të vdesë në mjerim, në moshën njëzet e nëntë vjeçe, pasi lind një vajzë: autoren e këtij rrëfimi. Për herë të parë, fundi i Perandorisë otomane na tregohet nga brenda pallateve...

Ndodh rrallë që një libër të bashkojë në një mënyrë kaq intime zemrën me historinë. Nw shqip ky liber vjen i përkthyer nga Donika Omari dhe i botuar nga botimet “IDK”.

Autorja me foton e së ëmës, princeshës Selma.

“Më vonë, shumë më vonë, - shkruan Kenizé Mourad, - desha të kuptoja kush ishte nëna ime. Duke pyetur ata që e kishin njohur, duke konsultuar libra historikë, gazeta të kohës dhe arkivat e shpërndarë të familjes, u përpoqa të rindërtoja kornizat e ndryshme të jetës së saj, të ngatërruara sot në mënyrë të pakthyeshme, dhe të jetoja ç’kishte jetuar ajo. Më në fund, që t'i afrohesha më shumë, që ta gjeja siç ishte vërtet, i besova intuitës dhe imagjinatës sime.”Mbështetur në fakte, ajo ka mundur të zbulojë të vërtetën rreth nënës së saj Selmës, duke rikrijuar historinë e princeshës turke, mbesë e sulltan Muratit V, sunduesi i fundit të Perandorisë Osmane.

Autorja Kenizé Muradi

Autorja, Kenizé Muradi,  lindi  në Paris më 1939-ën . U diplomua në sociologji dhe psikolog në universitetin e Sorbonës dhe prej viteve ’70 deri më 1982-shin ishte punoi në “ Nouvel Observateur”,  si  specialiste për Lindjen e Mesme dhe për Lindjen. Punoi si korrespondente lufte në Bangladesh, në Etiopi, në Liban, ku kaloi tre muaj në Bejrutin e rrethuar, më 1982 –shin, Gjatë një viti mori përsipër mbrojtjen e kauzës së Revolucionit iranian.

E ndërpreu  gazetarinë më 1983-shin  për të nisur  hetime në Turqi, në Liban e në Indi dhe për të mbledhur të gjitha dokumentet e duhura që të shkruajë librin “Nga ana e princeshës së vdekur”, vlerësuar me Çmimin e  Madh Letrar i lexueseve të Elle , më 1988. Një bestseller në Francë, ky roman shiti 75 mijë kopje në botimin e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë