Lajme

Nesër nis mësimi, vetëm dy shkolla të dëmtuara

Përmes një deklarate për shtyp dhe një postimi në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka njoftuar se mësimi do të nisë nesër nëpër shkolla dhe dita e sotme, pushim do të zëvendësohet.

Shahini gjithashtu ka theksuar se vetëm dy shkolla nuk do të hapen ditën e nesërme për shkak se ka pasur dëmtime nga lëkundjet e tërmetit, ndërkohë nxënësi e këtyre dy shkollave do të transportohen në një shkollë tjetër.

“Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim,” ka  shkruar Shahini më tej në rrjetin social Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë