Politike

Nesër mbledhja e PS-së, Rama: Në fokus korrupsioni dhe drejtësia

Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e nesërme mbledhjen e grupit parlamentar, ku për herë të parë pas disa vitesh do të jetë e hapur.

Zyrtarisht mbledhja është njoftuar nga vetë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ajo që kuptohet nga vetë postimi i kryeministrit Rama është që në qendër të diskutimit do të jetë një analizë e fortë e qeverisjes deri në këto momente, roli i gjithsecilit, si dhe lufta kundër korrupsionit brenda partisë.

Ndërkohë vetë Rama paralajmëron edhe disa nisma të tjera Kombëtare në kuadër të programit “Shqipëria 2030”.

Kjo mbledhje vjen pas arrestimeve dhe hetimeve të fundit që kanë përfshirë zyrtarë të lartë në nivel qendror dhe lokal të partisë, të cilët tashmë po përballen me dyert e SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë