Ne rrjet

Nëse pëlqeni një postim antisemit në Zvicër, kryeni një krim

Përdorim i butonit “like” ose “share” në facebook për të shpërndarë materiale të ekstremit të djathtë apo antisemite mund të përbëjë një krim nëse informacioni i postimit përfundon i shpërndarë në një palë të tretë. Këtë ka vendosur Gjykata Federale në Zvicër, e cila mbështeti një gjobë të vënë ndaj një njeriu për "shpifje të përsëritur" nga një gjykatë e Zyrihut, duke vendosur që "aktivizimi i të dy butonave" si “Like” dhe “Share" në Facebook mund të përmirësojë dukshmërinë dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në përhapjen brenda rrjetit social të përmbajtjes së postimit."

Në këtë çështje që është në shqyrtim, përmbajtja e pëlqyer dhe e ndarë e postimit është parë dhe nga njerëz që nuk ishin pjesë e komunitetit të “subscribers-ave” të autorit origjinal, e kjo tregon që ai është përgjegjës për shpërndarjen më të gjerë të postimeve të lëvizjes së ekstremit të djathtë apo antisemetike.

Teksa gjykata zviceriane thekson se çdo çështje duhet ekzaminuar për të përcaktuar impaktin e opsionit “share”, kjo zgjedhje është një goditje ndaj njërit prej opsioneve më ikonike të facebook. Rrjeti social që Mark Zuckerberg e themeloi në konviktin e shkollës përpara 15 vitesh, është bërë shënjestra e ligjvënësve të privacisë në të dyja anët e Atlantikut si dhe është ballafaquar me akuza si lejimi i shpërndarjes së gjerë të materialeve dezinformuese.

Një zëdhënës i Facebook refuzoi të komentojë për këtë çështje.

Gjykata e Zyrihut duhet të kthehet përsëri dhe të marrë një vendim të ri nëse komentet e këtij njeriu me të vërtetë përmbanin urrejtje dhe shpifje “sepse deri tani i kishte refuzuar gabimisht të akuzuarit mundësinë për të provuar pafajasësinë e akuzave të hedhura ndaj tij”, shprehet gjykata federale. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë