Vende dhe Udhetime

Nëse doni të udhëtoni vetëm në SHBA, zgjidhni këto 5 vende

Për shumë njerëz, të udhëtosh vetëm është një përvojë e kënaqshme. Për të tjerët, është  zhgënjyese. Nëse planifikoni të bëni disa udhëtime solo në të ardhmen e afërt në Shtetet e Bashkuara, ka disa qytete të mëdha ku ka shumë gjëra të këndshme dhe argëtuese për t'u bërë.

Boulder, Kolorado - Nëse jeni tip aventuresk, do të ndjeheshit si një fëmijë në një dyqan me ëmbëlsira në Boulder. Ky qytet tërheq mijëra turistë çdo vit. Boulder është i vendosur në ultësirat e maleve shkëmbore. Çfarë mund të bëni? Në këtë vend mund të bëni shumë sporte dimërore. Disa nga atraksionet më të mëdha përfshijnë Flatirons, një mal me pesë majat unike, Pearl Street, e cila ka një shumëllojshmëri të pazareve dhe restoranteve të nivelit të lartë, Eldorado Canyon State Park dhe Malit Sanitas Trail.

Asheville, Karolina e Veriut - Ju do të keni një udhëtim shumë të veçantë në Asheville, i njohur për aktivitete në natyrë, bare dhe restorante dhe njerëz shumë miqësorë - për të mos përmendur birrën e prodhuar nga vendasit.

Austin, Teksas - Kur shkoni në periferi të Austin, do të shihni një shenjë që thotë: 'Keep Austin Weird'. Krahasuar me shumicën e qyteteve të tjera në shtetin "Lone Star", Austin është shumë liberal dhe progresiv. Austin është i njohur gjithashtu për skenën e gjallë muzikore. Austin është i njohur për bare ku mblidhen vetëm beqarët, atje do të takoni shumë njerëz që udhëtojnë vetëm në këtë vend.

Qyteti i Nju Jorkut - NYC quhet 'Qyteti që nuk fle kurrë '. Udhëtoni përreth Manhatanit gjatë natës dhe do të gjeni klube të natës dhe vende të pafundme me muzikë live. "Times Square" bëhet një cirk elektrik gjatë natës. Dyqane të pafundme për të bërë pazare. Nëse doni të eksploroni qytetin, Central Park është një vend i freskët dhe i qetë ku mund të pushoni.

Berkeley, Kaliforni - Ky vend po bëhet destinacioni më turistik për udhëtarët e vetëm. Berkeley është një vend shumë miqësor me prejardhje të ndryshme etnike dhe orientime seksuale. Ka gjithmonë ngjarje që ndodhin në UC Berkeley. Në qendër të qytetit, do të gjeni shumë vende, klube, kafene dhe restorante të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë