Lajme

Nëntë aplikacionet që shkarkojnë baterinë e telefonit tuaj

Pronarët e telefonave Android po paralajmërohen për nëntë aplikacione të ngarkuara me viruse të dëmshme dhe që ndikojnë në dobësimin baterisë së telefonit tuaj.

Disa aplikacione me viruse bombardojnë telefonin tuaj me reklama, kjo bën që bateria e telefonit të shkarkohet më shpejt se sa është e caktuar. Softueri "clickfraud" pretendon të jetë një aplikacion normal në Google Play Story, por fshehurazi shkakton virus në telefonin tuaj.


Një shifty app u shkarkua në më shumë se në pesë milionë pajisje Android, tha studiuesi i sigurisë ESET Lukas Stefanko. 9 aplikacione të rreme që përmbajnë funksionalitetin Adware gjenden në Google Play dhe ka mbi 8 milionë instalime. Ai thotë se përdoruesit nuk mund ta kuptojnë se nga vijnë reklamat që shfaqen në telefonin e tyre, pasi aplikacionet me virus, veprojnë në mënyre të fshehur.

Stefanko këshilloi njerëzit që të mos instalonin aplikacionet dhe t'i largonin programet nga të gjitha pajisjet. Shihni më poshtë videon që shfaq aplikacionet me virus.

https://twitter.com/LukasStefanko/status/1083709773571346433

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë