Rend dhe Ligj

Nënshkruanin kontrata huaje në emër të një shoqërie, arrestohen 2 të rinj

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona në vijim të operacionit të koduar “Kredia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me të holla duke e çuar në 8 numrin e të arrestuarve dhe të proceduarve penalisht.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit E. I., 26 vjeç dhe F. D., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Siç njofton policia, të rinjtë përvetësonin shuma të hollash me anë të mashtrimit, duke nënshkruar edhe kontrata huaje në emër të një shoqërisë me objekt veprimtarie dhënie kredie, me qëllim përvetësimin e shumave të lekëve, gjë për të cilën kjo shoqëri nuk kishte dijeni.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë