Ne rrjet

Nënshkruan edhe Shqipëria, 50 vende kërkojnë ndalimin e armëve bërthamore

Shqipëria i është bashkuar sot një nisme ndërkombëtare për ndalimin e përdorimit të armëve bërthamore të ndërmarrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në një letër të hapur, një sërë ish-udhëheqësit nga 50 vendeve i kanë kërkuar qeverive të tyre të përqafonin traktatin e armësh të negociuar në OKB tre vjet më parë.

Sipas New York Times, letra e hapur u koordinua nga Fushata Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore, e cila fitoi një Çmim Nobel për Paqen për rolin e saj në negociatat që çuan në nënshkrimin e traktatit.

Pesëdhjetë e gjashtë ish-kryeministra, presidentë, ministra të jashtëm dhe ministra të mbrojtjes nga 20 vende të NATO-s, plus Japonia dhe Koreja e Jugut, lëshuan një letër të hapur të dielën duke lutur udhëheqësit e tyre aktualë të bashkohen me Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore, i cili u negociua në vitin 2017.

Kjo letër u publikuar në prag të përkujtimit të 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme vjetore. New York Times shkruan se nënshkruesit përfshinin ish kryeministrat e Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Polonisë; ish-presidentët e Shqipërisë, Polonisë dhe Sllovenisë; disa ish-ministra të jashtëm; dhe ish-ministra të mbrojtjes.

Dy nga nënshkruesit janë edhe ish-sekretarë të përgjithshëm të NATO-s: Javier Solana i Spanjës dhe Willy Claes i Belgjikës. Ban Ki-moon, ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe një ish-ministër i jashtëm i Koresë së Jugut, janë gjithashtu dy firmëtarë të tjerë.

Sipas kësaj nisme, të gjitha përdorimet e armëve bërthamore, kërcënimi i përdorimit, testimi, zhvillimi, prodhimi, posedimi, transferimi dhe stacionimi në një vend tjetër do të jenë të ndaluara.

“Ne nuk duhet të ecim në një krizë me përmasa edhe më të mëdha se ajo që kemi provuar këtë vit.”

Letra e tyre arrin në një nga miratimet e profilit më të lartë të traktatit që kur u përfundua më shumë se tre vjet më parë dhe u hap për vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara për nënshkrim dhe ratifikim. “Të gjithë udhëheqësit përgjegjës duhet të veprojnë tani për të siguruar që tmerret e vitit 1945 të mos përsëriten kurrë”, thuhej në letër, duke iu referuar bombave atomike të hedhura në Japoni nga Shtetet e Bashkuara, përdorimi i vetëm i armëve bërthamore gjatë luftës. “Herët ose vonë, fati ynë do të mbarojë, nëse nuk veprojmë. Traktati i ndalimit të armëve bërthamore ofron themelin për një botë më të sigurt, të lirë nga ky kërcënim.”

Nisma vjen ndërkoë që pakti i fundit dhe më i rëndësishëm për kufizimin e armëve bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të skadojë në Shkurt 2021, dhe nuk dihet nëse afatet e marrëveshjes do të zgjaten apo jo. Ajo u koordinua nga një grup me bazë në Gjenevë që fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2017 për rolin e saj në negociatat që çuan në nënshkrimin e këtij traktati.

Nëntë fuqitë e armatosura bërthamore të botës, Britania, Kina, Franca, India, Izraeli, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, i bojkotuan ato negociata dhe thanë se ata kurrë nuk do ta nënshkruanin traktatin. Zyrtarët amerikanë e quajtën premisën e saj me të meta të rrezikshme, duke argumentuar se traktati mund të rrisë madje rrezikun e një konflikti bërthamor.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga Norvegjia, ka kritikuar traktatin, duke thënë se ai “nuk na afron më afër qëllimit të një bote pa armë bërthamore”. Sidoqoftë, delegatë nga 122 vende, gati dy të tretat e anëtarësimit të OKB, morën pjesë në negociatat për traktatin dhe 84 të tjerë e kanë nënshkruar atë.

Që nga e diela, 44 nga këto vende kishin ratifikuar traktatin, i cili do të hynte në fuqi 90 ditë pas ratifikimit të vendit të 50-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë