Ka ndodhur

Aksident te rrethrrotullimi i TEG-ut, betonierja bie nga lartësia. Dy të vdekur, një i plagosur

Një aksident fatal është regjistruar këtë pasdite në zonën e njohur si rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere është përplasur me një automjet, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur.

Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në betoniere dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore ku nuk ka mundur të mbijetojë.

Dy personat që ndodheshin në betoniere janë ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, reth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë