Njerez

“Nëna, babai, konfuzion rolesh…” Pse birësimet nga LGBTI janë të vështira në Shqipëri

Birësimi i fëmijëve nga çifte të të njëjtit seks është një çështje e diskutueshme kudo në botë. Pavarësisht se në vendet e zhvilluara ka shumë familje ku kryefamiljari është homoseksual, edukimi i fëmijëve mbetet një çështje gjithnjë e shumëdiskutuar. Po në Shqipëri? Çfarë mund të ndodhë?

Ideologjia e martesave dhe birësimeve nga çifte të të njëjtit seks është e vështirë në Shqipëri edhe për vetë formën e martesës që ne kemi në rrugë ligjore. Psikologia Ariana Muça shprehet se "rolet gjinore janë sjellje të mësuara dhe të përshtatura në shoqëri". "Por kur flasim për modele nëpërmjet të cilave ne mësojmë fëmijët tanë, unë do të thosha se kjo do të sillte konfuzion të roleve të nënës dhe babait si role kyç në zhvillimin psikologjik të fëmijëve dhe jo vetëm por do të ndikonte në zhvillimin e identitetit të fëmijës" thotë Muçaj për Gazetën "Si". Sipas saj, çifte që i përkasin të njëjtit seks falin shumë dashuri, pasi është pikërisht pjesa që u mungon më shumë. Gjithashtu dhe në zhvillimin seksual të fëmijës kompleksi i Edipit dhe Elektrës nuk do të gjente hapësirë.
Më tej psikologia shpjegon se shoqëria shqiptare është shumë e papërgatitur në këtë lloj marrëdhënie.

Arjana Muçaj, psikologe

Muça shpjegon se ne i kemi ndarë të qenit mashkull dhe femër dhe kjo është idealja e një familjeje.
“Shumë prindër nuk do ta pranonin në gjirin e tyre një fëmijë i cili kërkon të lidhë kurorë me dikë që i përket të njëjtit seks. Kjo nuk ka lidhje me paragjykimin por me vetë kulturën dhe traditën me të cilën edukohet familja shqiptare,” shton psikologia.

Ka shumë pak hulumtime objektivisht të paanshme për përvojat e fëmijëve që janë adoptuar nga prindër lesbike apo gay. Një studim i vitit 2013 nga Instituti “Williams”, një institucion që kryen studime mbi orientimin seksual në Los Angelos, tregoi se rreth 16 mijë çifte të të njëjtit seks po rrisin më shumë se 22,000 fëmijë të adoptuar në Shtetet e Bashkuara, por studimi nuk përjashtonte faktin se këto çifte përballen me sfida dhe paragjykime të mëdha. I njëjti Institut, në vitin 2019, publikoi një studim afatgjatë, sipas të cilit “fëmijët e prindërve lesbike kanë më pak të ngjarë të identifikohen si heteroseksualë kur të rriten dhe shumë më tepër ka të ngjarë të tërhiqen nga partnerë të të njëjtit seks.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë