Miliona anije të mbytura që pushojnë në oqeanet e botës po rrisin pasurinë mikrobiale të zonave përreth, sipas një studimi të ri.
Sipas UNESCO, ka rreth 3 milionë anije të mbytura në mbarë botën.
Tani, shkencëtarët në Universitetin e Mississippi-t Jugor kanë hedhur një vështrim më të afërt të ndikimit të tyre në jetën detare.
Leila Hamdan, pedagoge dhe autore e studimit, tha se secila prej miliona anijeve të mbytura po ofron një habitat potencialisht të ri për mikrobet.
Shkencëtarja shpjegoi se mikrobet janë në themel të ekosistemeve. Ajo nënvizoi se studimi ishte prova e parë se si strukturat njerëzore ndikojnë në shpërndarjen e tyre në thellësi të detit.
"Mikrobet janë të rëndësishme për t'u njohur sepse ato ofrojnë dëshmi të hershme se si aktivitetet njerëzore ndryshojnë jetën në oqean", tha Hamdan.
Druri ka qenë prej kohësh burimi kryesor i përdorur për anijet dhe shpesh është në masë nën ujë.
Hamdan shtoi duke thënë se shkencëtarët e kanë ditur se habitatet natyrore formësojnë biodiversitetin e jetës në fundin e detit.
Ekspertja nënvizoi se kërkimi i ri tregon për herë të parë se habitatet e ndërtuara nga njeriu, si mbytjet e anijeve, ndikojnë gjithashtu në të ashtuquajturat biofilma.
Biofilmat janë veshje të gjalla të prodhuara nga mikrobet në sipërfaqe të forta.
"Këto biofilma janë ato që mundësojnë habitatet e vështira të shndërrohen në ishuj të biodiversitetit".
Shkencëtarët zgjodhën dy anije me vela prej druri që u mbytën në Gjirin e Meksikës në fund të shekullit të 19-të për studimin e tyre.
Ato zbuluan edhe se lloji i drurit kishte ndikimin më të madh në diversitetin bakterial. U përcaktua se lisi ishte më i favorshëm se pisha. Hamdan tha se shpreson që zbulime të tilla të çojnë në kërkime si habitatet nën ujë po ndryshojnë thellësinë e detit.
Burimi: Newsweek. Pershtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.