Art dhe Kulture

Nekrologjia e Ennio Morricone: Unë kam vdekur, gruas time lamtumira më e dhimbshme!

Kompozitori i shekullit, Ennio Morricone, vdiq në moshën 91-vjeçare.

Ennio Morricone ka lënë një letër emocionuese për të dashurit e tij, që u lexua të hënën në mesditë nga avokati i tij, Giorgio Assumma

“Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë.

Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të mbahet një funeral privat: Nuk dua të shqetësoj askënd.

Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës sime me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj me dashuri motrat e mia Adriana, Maria, Franca dhe të dashurit e tyre e t’u them se i kam dashur shumë.

Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen e djalit, Monica dhe nipërit e mbesat e mia Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca.

Shpresoj që ata ta kuptojnë se sa shumë i kam dashur. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Maria.

Për të ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për ty lamtumirën më të dhimbshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë