Futboll

Nejmar kthehet në shtëpi, sulmuesi brazilian do të ribashkohet me Santosin në 2025-ën

Gazeta Si – Nejmar është gati të kthehet në shtëpinë e tij, te Santosi. Sulmuesi brazilian, aktualisht tek arabët e Al Hilal, është ende në fazën e rikuperimit, pas dëmtimit të pësuar në dimër.

Ylli brazilian i futbollit, Nejmar. Gazeta Si, 1 prill 2024

Ai është duke programuar të ardhmen, që lidhet sërish me klubin e tij të parë, Santosin. Sipas ‘Goal’, sulmuesi i Seleçaos do të rikthehet në kampionatin brazilian në 2025-ën dhe ata që e konfirmojnë këtë fakt janë lojtarët e Santosit.

Ditët e fundit, një foto e Nejmarit me Devid Bekham shtoi zërat për një ribashkim të mundshëm të Nejmarit me Lionel Mesin tek Inter Majemi në SHBA, por tashmë vjen lajmi për rikthimin e sulmuesit në Brazil.

Përveç Santosit dhe Al Hilalit, Nejmar ka veshur fanellën e Barcelonës dhe të PSG-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë