Lajme

Negociatat, SHBA mirëpret rekomandimin për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për negociatat me Shqipërinë.

Përmes një deklarate në Facebook të faqes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, konfirmohet edhe angazhimi për të vijuar më tej me reformat. SHBA shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në proceset integruese në BE.

“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore. Një ditë më parë, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi tanimë i përket vendeve anëtare të BE-së, të cilat duhet të votojnë në unanimitet.”, – thuhet në deklaratë.

??️ | Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 30. Mai 2019

Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë