Politike

Negociatat për Presidentin shtyhen sërish, Alibeaj: Transparenca, ilaçi për pazaret

Gazeta Si - Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka folur pas shtyrjes së takimit për çështjen e emrit të Presidentit të ri.

Ai kërkon që të gjitha diskutimet të bëhen në praninë e mediave. Sipas Alibeajt, vetëm transparenca është “ilaçi’ për çdo lloj pazari.

“Doja që takimi të zhvillohej në praninë tuaj. Të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë. E patë lëvizjen, jo tani, por në 6.

Në takim i kam kërkuar që çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat, sepse besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarëdo lloj pazari. Kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni. Nesër, në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”, - tha Alibeaj para gazetarëve.

Nesër, në orën 10:00, është planifikuar të zhvillohet takimi mes Alibeajt dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë