Trend

Ne u kemi vjedhur fëmijëve tanë Holloween-in dhe duhet t’ua kthejmë sërish

“Ne kishim bërë plane tu bashkoheshim miqve tanë në Paris në fund të tetorit kur moti ishte i mirë dhe fluturimet ishin arta. Vajzat tona nga mosha 13 dhe 11 vjeç ishin të ngazëllyera për Francën, por të mërzitura që do të mbërrinim më 31. Unë jam ndoshta rasti që aventura që nuk dimë është gjithmonë më e mirë se ajo që kemi kaluar”.

Dan Kois, autor i librit të njohur “Si të jesh një familje”, tregon në një shkrim të botuar në Washington Post, aventurën e tij familjare për të festuar Halloween-in në Paris.  “Ne do të festojmë thjesht një Holloween franzez”  u thashë fëmijëve. “Imagjinoni sa të mira do të jenë karamelet”. Por përvojat e mëvonshme do ta bënin të kuptonte që kjo festë nuk i shkonte Francës.

Sipas tij e vetmja që ishte përfshirë në këtë festë ishte një bibliotekë amerikane, një fundjavë para Halloween-it. Por arriti të zbulonte një vend që e festonte këtë festë. “Shtrëngova dhëmbët dhe rezervova katër bileta për në Disneyland për një mbrëmje Halloween-i. Nuk mund të imagjinoja një vend më karakteristik për të përjetuar këtë festë në natën tonë të parë të qëndrimit në Francë. Kur u treguam fëmijëve tanë, entuziazmi i tyre ishte i dukshëm. Pavarësisht se ishim të rraskapitur kur zbritëm nën shi në Charles de Gaulle gjatë agimit në orën 5 të mëngjesit dhe morën metronë për në Disneyland, fëmijët tanë me kostume magjistarësh veshur, e njëbrirësh në kokë, vraponin si të ndiqnin nga pas një çokollatë.

Disneyland në Paris është në periferi 25 milje larg nga kulla Eifel. Kaosi i tranzitit francez bëri që shërbimi të na pezullohej në gjysmë të rrugës, duke na nxjerrë nga treni në shiun që binte në Noisy-le-Grand, ku dhjetëra fëmijë të veshur me kostume festive prisnin autobusët që dukej sikur nuk do të vinin kurrë.  Vetëm magjia e Disney i bëri fëmijët të tregoheshin të duruar mes shiut, të ftohtit dhe urisë.

Sapo hymë brenda, dritat drithëruese vareshin kudo, këngët e këndshme të Halloween-it dhe djajtë e Disney-t ishin kudo. Përmes pikave të shiut vajza ime Harper tha se koha e pritjes për “Hiperspace Mountain” ishte 0 minuta. Ndërsa shiu vazhdonte të binte, vizitorët kërkonin të gjenin magjinë. Borëbardha, Robin Hud dhe gjithë shpikjet e reja të teknologjisë për fëmijë ishin aty. Festa e Holloween-it do të vijonte mes dritash deri në orën 2 të mëngjesit por ajo çfarë e shqetësonte familjen ishte kthimi në Paris.

Si një aventurë Halloween-i, nën çmimet e kripura të taksive e hoteleve në Paris kthimi do të ishte torturues për vizitorët e Halloween-it. Ndoshta Parisi nuk është për Halloween-in.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë