Treg

Në tre muajt e parë 2023, tregu i sigurimeve kap vlerën e 7 mld lekëve. Rriten pagesat e dëmeve

Në tremujorët e parë 2023 tregu i sigurimeve kapën vlerën e 6.8 mld lekëve, me rritje 17% në raport vjetor. Kontratat e sigurimit kapën shifrën e 384.225 me rritje 14.3%.

Sigurimet e jo-jetës vazhdojnë të dominojnë këtë treg, me 91.7% të totalit, sigurimet e jetës 8.3% dhe risigurimet 0.02%.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik në tremujorin janar-prill 2023 arkëtuan 3.6 mld lekë, me rritje vjetore rreth 10%. Këtu përfshihen sigurimet e MTPL, Kartoni Jeshil.  

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-prill 2023 arritën rreth 3.2 mld lekë.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-prill 2023, patën një rritje me 28%  kundrejt muajit janar-prill 2022 dhe u kryesuan nga sigurimet e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës.

Gjatë të njëjtës periudhë, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2.1 mld lekë, ose 3.3% më pak se në të njëjtin , kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin u rritën me rreth 10% në raport vjetor, duke kapur vlerën e 1.5 mld lekë. 

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-prill  2023, arritën në rreth 422 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.28% në krahasim me muajin  janar-prill  2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-prill  2023, arritën rreth 567 milionë lekë, ose 23.82% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-prill  2023 u ulen me 3.26% krahasuar me janar-prill  2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 1,533 milionë lekë, apo 72.76% të totalit të dëmeve të paguara bruto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë