Lajme

Në Tiranë nis Samiti i Dytë i Diasporës Shqiptare

Në Tiranë është çelur sesioni qendror Samitit të Dytë të Diasporës Shqiptare, në “Expo City” në periferi të kryeqytetit ku marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.
I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministra të qeverisë. Nga Kosova është i pranishëm presidenti Hashim Thaçi.
Në axhendë ishte parashikuar të merrte pjesë dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen.
Në këtë samit pritet të mbajnë fjalën e tyre personalitete të shumta të politikës shqiptare dhe jo vetëm.
Zëvendëspresidentja e “World Jewish Congress” Marie Van De Zyl, e ka vlerësuar thellësisht marrëdhënien e shqiptarëve me hebrenjtë.
“Shqiptarët shpëtuan hebrenjtë gjatë holokaustit. Hebrenjtë me Shqipërinë kanë një marrëdhënie shekullore. Besa, është një fjalë e veçantë dhe e trashëguar. Jam krenare për arritjet e komunitetit hebre”, tha Van De Zyl.
Gjatë fjalës së saj ajo kërkoi bashkëpunim mes diasporës dhe vendit tonë.
“Diaspora duhet të bashkëpunojë për të arritur objektiva. Myslimanët përballen me racizëm në vendet perëndimore por njerëzit nuk duhet të diskriminohen për shkak të besimit”, tha zëvendëspresidentja e “World Jewish Congress”, e ftuar në samitin e diasporës.
Në këtë samit pritet të mbajnë fjalën e tyre personalitete të shumta të politikës shqiptare dhe jo vetëm, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme, si vota si e drejtë e emigrantëve, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i vendit tonë, Shqipërisë; identiteti shqiptar, por edhe ftesat nga “shtëpia jonë” për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë me mrekullitë e saj natyrore dhe humane që ofron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë