Njerez

Në Tiranë edhe vdekja ka frikë nga virusi

Nga  Anxhela Celanji-“Unë kujtova  se do blije ndonjë lule, pa për të shitur mos pyet farë se nuk ka,”më tha Manushaqja duke nënqeshur. Gruaja e cila nuk është më shumë se 50 vjeç, tregoi se prej shumë kohësh ka qëndruar në afërsi të varrezave të Sharrës, për të shitur ndonjë lule të freskët ose artificiale.

“Po çfarë të bëjmë kemi mbajtur frymën me këto lule, por tani rrallë ka njerëz, plus shitës ka shumë, e shef ti si është rruga, më para kam qenë vetëm unë këtu,” tregon ajo nxitimthi  e cila u zhgënjye se nuk isha një kliente  e zakonshme.

Rrugët në afërsi të varrezave janë të mbushura më shitës lulesh,  të cilët qëmtojnë me sy nëse do të ketë ndonjë vizitorë në varreza që për ta do të thotë disa para më shumë.  Në rrugët e tilla gjithmonë ka trishtim por këtë radhë trishtimi ka ca ngjyra të tjera.

Gjatë rrugës për kthimin pashë një agjenci funerale, ku disa qytetarë që po qëndronin aty afër më thanë se po bënte ditë që ishte mbyllur e pronari punonte vetëm me anë të telefonatave.

“Ai ka kohë që nuk rri këtu tek zyra. Vetëm po ta marrësh në telefon vjen se nuk ka çfarë bën këtu,” më thotë me gjysmë zëri një plak rreth të 70-tave që ishte ulur në parmakun e një dyqani tjetër pranë.

Teksa eci  përsëri direkt mu kujtua zonja Manushaqe e cila e trishtuar tha se “kjo periudhë i ka lënë pa punë”.

Më tej afrohem tek një agjenci funerale tjetër për të pyetur më shumë nga kur ishin në mormalitet  se sado që duam ta shmangim jeta dhe vdekja ecin bashkë. Pse pandemia na ka izolaur në çdo gjë?  Por një shprehje thotë “kurioziteti e vrau macen”, në këtë rast kurioziteti më seriviri sjelljen  pahijshme të një pronari të një agjencie funerale në afërsi të zonës së  kombinatit.

“Kemi edhe hallin tuaj në tani. Ju doni informacione kot më kot, se nuk i shikoni njerëzit që kanë ngelur pa bukë. Ik andej se nuk ta kemi qefin,” më tha i irrituar.

Ndërkohë, administratori i Agjensisë Funerale “Dea” më  shpjegoi se të gjitha varrimet përgjatë kësaj kohe  bëhen të gjithë duke pasur një raport mjekësor që shpjegon edhe  arsyen pse një person ka vdekur. Sipas tij nga një statistikë e fundit që, është kryer nga disa agjenci funerale së bashku ka rezultuar se maksimalisht këto 15 ditët e fundit mund të ketë pasur 7 deri në 8 vdekje në ditë në qytetet Tiranë e Durrës.

“Një pjesë kanë qenë në zonën e Tufinës, ndërsa një pjesë në zonën e Sharrës dhe ne marrim udhëzim për të gjitha varrimet që duhen respektuar masat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, për personat që kanë vdekur nga infeksioni i koronavirusit e di se trupat varrosen nga shteti dhe e përcaktojnë ata agjencinë funerale në varësi edhe të dëshirës së familjarëve,” tregon më tej ai.

Përpos faktit që numri i vdekjeve ka pësuar rënie dhe “puna” në agjencitë funerale ka ndryshuar, edhe diçka tjetër duket se ka marrë një rrjedh të ndryshme, ritet dhe zakonet e shqiptarëve.

Në biseda të ndryshme teksa konsumojmë drekën  pas ceremonisë, kemi dëgjuar nga më të vjetrit të na thonë “ha një kafshatë bukë se është mirë”. Por Arbi nga agjenci funerale Alba 2000, më tregoi se tashmë dreka dhe grumbullimet e shumta të njerëzve për të përcjellë njerëzit në banesën e fundit, nuk janë më si përpara pandemisë.

“Kanë ndryshuar sepse edhe vete njerëzit janë bërë më të përgjegjshëm në këtë rast sepse nuk mund të grumbullohen si më parë për të dhënë lamtumirën e fundit për të njohurit. Pasi ruajnë distncimin social. Para pandemisë mund të ishin 100 njerëz në varrim, tashmë vijnë familjarët më të afërt, pra 3 deri në 5 veta maksimumi. Edhe ne si shtëpi funerale kemi marre masat tona që deri para pak ditësh lejonin te bënin homazh deri ne 3 veta duke ruajtur distancën,”tregon administratori.   

Zoti Arbi më tregoi gjithashtu se për çudi numri i vdekjeve është më i ulët në krahasim me periudhën e vjetshme, duke shpjeguar se mund të ketë një sërë faktorësh që ndikojnë, ndër to edhe përgjegjshmëria e njerëzve.

“Sidomos në këtë periudhë ka rënën numri i vdekjeve. Gjithashtu, edhe shpenzimet kane rënë, duke hequr dore nga marrja e autobusëve apo dreka  normalisht që kane rënë. Tani është bërë një ceremoni e thjeshtë vetëm arkivol makinën dhe kurorat, nuk ka me si me parë kur njerëzit shpenzonin shifra të mëdha,” tregon ai.

Por sikur të mos mjaftonte kjo pandemia ka thelluar edhe më shumë informalitetin edhe për pllakat e varreve.  Eftiha, administratorja e punimeve të mermerit për varre e kompanisë Riviera, tregon se personat që nuk dinë të bëjnë këtë punë tamam dhe nuk paguajnë taksa, kanë nisur të vjedhin edhe gërma prej metali nga varret ekzistuese që të plotësojnë një emër për një varr tjetër.

“Tatimet dhe taksat nëse nuk paguajmë ne, me çfarë do mbahet shteti. Jam mese e bindur, jam gati t’i paguaj të gjitha dhe i lutem shtetit që të me krijojë mundësi që, të paguaj lekët, por  duke zhdukur informalitetin,” shprehet  zonja shumë e shqetësuar.

“Më pak njerëz, .. më pak vdekje.., më shumë të papunë, cfarë dreqin po kërkon të na tregoj ky virus vdekjeprurës që ende nuk e dimë se kur do ta mundim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë