Treg

Në tetor turistët u rritën me 41%, netë qëndrimet u dyfishuan

Nga Gazeta ‘Si’- Për tetorin numri i turistëve që vizituan Shqipërinë u rrit me 41.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në publikimin e INSTAT për strukturat akomoduese, të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve rezident është rritur me 44% ndërsa ai i jo-rezidentëve është rritur me 39.3%.

Me prurjet e turistëve, janë rritur edhe netë qëndrimet. Krahasuar me tetorin e vitit të shkuar, numri i tyre është rritur me 68.8 %, ku zgjerimin më të lartë e ka shënuar rritja nga rezidentët, me 78.9%.

Jugu me netë qëndrimet më të larta

Ndonëse sipas rajoneve jugu ka tërhequr më shumë vizitorë (38.5%), numri më i lartë i netë qëndrimeve raportohet në Qendër.

INSTAT thekson se numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në rajonin Qendër (41,7 %)

U rrit ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë tetorit, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16.4 %, kundrejt 12.5 % që ishte tetorin e vitit të shkuar.

Ndërsa norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18.4 %, kundrejt 12.4 % ishte në të njëjtin muaj të 2022-shit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë