Media Galeri

Në shtëpitë e zogjve

Një nga të paktat gjëra pozitive nga izolimi është "lidhja" e njerëzve me jetën e egër urbane.

Producenti i muzikës me bazë në Nju Jork, Randall Poster është një prej tyre. Atij i pëlqente aq shumë të dëgjonte këngët e zogjve në qytetin e qetë, sa vendosi të krijojë një habitat për zogjtë.

Me producenten Rebecca Reagan, ai krijoi "For the Birds". Në Kopshtin Botanik të Bruklinit nga tani deri në tetor, ka instalim të 33 shtëpive të zogjve  të ndërtuara nga artistët. 

Të gjitha pasqyrojnë jetën komplekse, të brishtë dhe migratore të zogjve. 

“Shpresojmë që vizitorët të ndiejnë gëzimin e krijimtarisë dhe frymëzimin e zogjve dhe këngës së shpendëve”, thotë Poster.

Burimi:The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë