Para

Në Shqipëri një Giga trafik për celular kushton 3,22 $. Renditemi të 68-ët

Të ngrejë dorën ai që do të paguante 75 dollarë ose 83 mijë lekë për të përfituar një Giga trafik internet për telefonin celular? Natyrisht, asnji.

Ka vende në botë si në Afrikën Sub Sahariane dhe Zimbabëe ku 1 Giga trafik internet kushton 75 dollarë e më shumë.

Shqipëria renditet e 68-a për çmimin mesatar të 1 Giga trafik internet në botë nga 232 vende që janë marrë në studim nga agjensia Cable në Briatninë e Madhe e cila merret me krahasimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorin teknologjik. Agjensia ka mbledhur të dhënat relative për ofertat e trafikut të internetit që i përket një simi të caktuar.
Agjencia ka llogaritur për çdo vend një çmim mesatar për Giga. Rezultati është ky:
1 Giga trafik internet për celular në Shqipëri kushton mesatarisht 3,22 dollarë.

Krahasuar me vendet fqinje; në Mal të Zi 1 Giga kushton 4,26 $, në Maqedoni 3,62, Bosnje 3,58 $, në Itali 1,73 $. Nga vendet fqinje, Greqia rezulton me çmimin më të lratë për 1 Giga trafik internet në celular, 32,71$.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë