Jete & Stil

Në Rusi hyn në fuqi ligji “anti-Apple”

Kompjutera, telefona, televizorë smart dhe të tjera produkte teknologjike që do të importohen nga Rusia tani e tutje duhet që të kenë të instaluar një sistem operimi (softëare) prodhim rus.

Ligji i ri hyri në fuqi këtë të premte. Qëllimi, sipas autoriteteve ruse, është që të ndihmojë kompanitë e zhvillimit të sistemeve teknologjike vendase që të konkurrojnë me kompanitë ndërkombëtare, por për shumë pas këtij ligji është synimi i Kremlinit për të kontrolluar pajisjet Apple.

Për këtë arsye, ligji është cilësuar edhe si “ligj anti-Apple”. Në rastin e telefonave inteligjentë, ndryshe nga sistemi Android, që përdorin shumë telefona të tjerë, Apple përdor sistemin e saj të mbyllur iOS.

Megjithatë, agjencia Reuters thotë se muajin e kaluar kompania amerikane ka rënë dakord me autoritetet ruse që telefonave të saj t’u instalohet varianti rus i sistemit të operimit në momentin e hyrjes në tregun rus.

Kompania tha gjithashtu se do t’u ofrojë klientëve të saj në Rusi programe dhe aplikacione të zhvilluara nga kompani, apo individë rusë, por gjithmonë pasi të kalojnë filtrat e kontrollit nëse përmbushin politikat e sigurisë dhe privatësisë së kompanisë.

Kjo do të thotë se klientët rusë të Apple do të kenë mundësi që të zgjedhin mes aplikacioneve vendase dhe atyre të huaja në rastet kur dy ose më shumë aplikacione kryejnë të njëjtin funksion.

Ligji në fjalë interpretohet si përpjekja e radhës e Rusisë për të shkëputur tregun vendas nga varësia e thelluar me produktet amerikane hi-tech. Kjo është pjesë e strategjisë së Presidentit Vladimir Putin për të nxitur tregun vendas dhe forcuar atë që quhet si “sovraniteti i internetit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë