Treg

Në rrethe do të lëvizet me autobus nga 8 qershori. Pritet rritje e çmimit të biletave

Data 1 qershor nuk mbetet në fuqi për rinisjen e punës të transportit ndërqytetas. Të gjithë të interesuarit mund të udhëtojnë në rrethe nga data 8 qershor.

Këtë e konfirmon kreu i Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban, Kujtim Mema i cili sqaron se shkak për vonesën është bërë protokolli i sigurisë anti-covid.

Ai bën me dije se shërbimi do të punojë me kapacitete të përgjysmuara.

“Në çdo autobus apo furgon numri i pasagjerëve do të përgjysmohet sepse pasagjerët nuk do të ulen ngjitur me njëri-tjetrin, por do të ruajnë distancën e sigurisë. Në një sendilje do të jetë e zënë, tjetra jo. Sigurisht që njerëzit duhet të jenë me maska, doreza. Edhe për shoferët e njëjta gjë. Po ashtu nuk do të mungojnë as mjetet dezinfektues”, sqaron Z.Mema.

Për këtë arsye sektori kërkon zgjidhje. Zoti Mema shpjegon që do të ishte më mirë që qeveria të rimbursonte humbjet.

“Ne sigurisht që nuk duam që të rritet çmimi i biletës, por kjo do të ndodhë nëse kompensohemi nga qeveria. P.sh nëse ne na paguhet karburanti, do të ishte një ndihëm e madhe. Gjithmonë kjo varet se çfarë do të vendoset nga qeveria. Sigurisht, në këto kushte është e vështirë që punonjësit e këtij shërbimi të mbajnë familjet nëse nuk ka një ndërhyrje. Me këto kushte i bie që ky biznes të falimentojë dhe jo më të mbijetojë”.- thotë ai. /©Gazeta "Si"

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë