Lajme

Rebeshe dhe dëborë në të gjithë vendin

Foto ilustruese , bore ne Tirane

Sot (të martën) në mbrëmje, pas orës 22.00, vendi ynë do të përfshihet nga reshje bore. Ato fillimisht do të prekin Veriun e vendit dhe në orën 00.00 të ditës së mërkurë reshjet e borës do të zbardhin edhe kryeqytetin. Reshjet e dëborës në Tiranë do të nisin që prej orës 3:00 të së mërkurës.

Përgjatë gjithë ditës së mërkurë rreshjet e borës do të intensifikohen në Verilindje e Juglindje deri në lartësitë 400-600 metra në nivelin e detit, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë reshje shiu. Ndërsa në Jug të vendit shiu do të jetë me rrebeshe dhe me shkarkesa elektrike. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat. Në zonat malore -7 deri 2, zonat e ulëta 3 dhe 9 gradë  dhe në bregdet 6 dhe 12 grade celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë