Vende dhe Udhetime

Në Meksikë mund të flini në fuçi, shumë afër tekilës

Ju mund të keni hequr dorë nga ëndrra për të jetuar në një shtëpi të bërë me çokollatë edhe pse disa zviceranë kohët e fundit e bënë një hap më shumë për këtë, por fjetja në një fuçi tekile mund të jetë eksperiencë po aq emocionuese.

Hoteli Matices

'Matices, Hotel de Barricas' (fjalë për fjalë nënkupton hotelin e fuçive) është një hotel që ndodhet afër një fabrike ku prodhohet tekila afër qytetit meksikan të Tequila, ku dhe është shpikur pija.
Nëse nuk jeni bezdisur deri tani nga përdorimi i tepërt i fjalës "tekila" atëherë ky hotel është vetëm për ju.
Matices u ofron vizitorëve mundësinë për të qëndruar në një dhomë gjigande, në formë fuçie, që është tamam si një fuçi tekile e rrethuar nga një fushë me agave blu, bima e përdorur për prodhimin e tekiles.

Janë plot 30 dhoma standarte dhe 4 dhoma që quhen "Dhomat standarte të Mbretit të Argjendtë" që janë thjesht të mrekullueshme.
Edhe pse rreth e rrotull duket si shkretëtirë, dhomat janë plotësisht moderne, me televizor, kondicionerë, minibar, madje dhomat e Mretit të Argjendtë kanë edhe xhakuzi.

Për dhomat do të paguani 180 dollarë nata, ndërsa për dhomat e Mretit të Argjendtë do të paguani 200 dollarë.

Përveç hotelit, ju mund të vizitoni dhe fabrikën e tekiles ku prodhohen rreth 15.000 litra në ditë. Mund të bëni provë tekilen ndërsa bëni një turne në fabrikë apo shikoni të gjithë procesin e distilimit nga afër.

Kur përfundon procesi, tekila qëndron në bodrumin e fabrikës, në fuçi të rrumbullakëta të bëra prej drurit të pemëve të mangos, derisa të jetë e gatshme për t'u konsumuar.
Për të mësuar më shumë rreth historisë së pijes, ju mund të vizitoni muzeun në vend ose, më mirë akoma, 'La Taberna del Cofrade', një bar-restorant  që ndodhet 4,5 metra nën tokë. Në këtë vend, prodhuesit e tekilave distiluan dhe shisnin pije fshehurazi kur prodhimi i tekilas u ndalua.

Sot, restoranti shërben pjata tradicionale meksikane së bashku me një shumëllojshmëri të koktejeve me bazë tekilen.
Burimi: Insider. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë