Mjedis

Në Meksikë gjenden fosile të mamuthëve të groposur 15 mijë vjet më parë

Disa shkencëtarë në Meksikë kanë zbuluar 70 mamuthë të fosilizuar dhe e kanë konsideruar gjetjen si një “varrezë mamuthësh”. Fillimisht mbetjet e fosilizuara janë gjetur për herë të parë në vitin 2019 dhe të gjitha gërmimet tashmë kanë përfunduar. Nga imazhet e postuara duken kafkat dhe brirët e mëdhenj.
Nga të dhënat e përgjithshme, shkencëtarët kanë vërtetuar që mamuthët e fosilizuar datojnë 15.000 vite më parë dhe duke qenë se përkon me kohën e njerëzve neolitë, ata mendojnë se kjo varrezë e madhe ka qenë një grackë për mamuthët. Në vendin ku u gjetën mamuthët, do të ndërtohej një aeroport, por ndërtimet ndaluan sepse u gjetën mamuthët. Aeroportit i ri ndërkombëtar do të quhej “Felipe Angeles” në qytetin Santa Lucia në shtetin e Meksikës.


Vitin e kaluar, të njëjtët studiues njoftuan edhe zbulimin e dy gropave të tjera të njëjta që ishin ndërtuar nga njerëzit vetëm 12 milje larg vendit të aeroportit të cilat mund të jenë përdorur si gracka për mamuthët.
“Sfida kryesore ka qenë të ruanim me shumë kujdes pasurinë e faunës dhe numri i mbetjeve ka qenë më i lartë se sa prisnim. Ne kemi 70 mamuth dhe shumica pej tyre i përkasin kohës së neolitit, por ne kemi gjetur edhe mbetje të kafshëve të tjera si kuaj dhe deve” tha Pedro Francisco Sanchez Nava, Koordinatori Kombëtar i Antropologjisë në INAH
Antropologët e tjerë në Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë (INAH) tregojnë se kanë punuar gjatë gjithë vitit, pasi u gjetën eshtrat e para të mamuthëve. Studiuesit fillimisht kishin menduar menduan se do të gjendeshin më pak mamuthë në këtë vend por totali rezultoi jashtë pritshmërisë së tyre.

Burimi: Daily Mail/ Përktheu Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë