Ngjitja në malin e Everest është një sfidë e vërtetë për të apasionuarit pas alpinizmit. Për shumëkënd është diçka e paarritshme, por kjo për JJ Zhou nga Kina, i cili jo vetëm që është ngjitur në malin më të lartë të botës, por udhëtimin e tij për në majën 8.848 metra mbi nivelin e detit, e ka bërë me biçikletë. Zhuangchen “JJ” Zhou, një çiklist dhe fotograf nga Kina që jeton në Hong Kong, ndërmori nismën më të guximshme dhe arriti kështu vijën e “finish”-it më të paimagjinueshëm të jetës së tij. Kjo shënoi kompletimin e një distance prej 8.8 km, përgjatë 177 etapave, në kampin bazë të Everestit, në Tibet. “Everesting” është një sfidë çiklizmi, gjatë së cilës sfiduesi zgjedh një kodër apo mal dhe bën ngjitje-zbritje derisa të arrihet distanca prej 8.848 metrash, ekuivalente me lartësinë e malit Everest.
Që prej konceptimit të idesë për “everesting” në vitin 2013, ka pasur mbi 2.200 sfida të ndërmarra nga çiklistë nga 73 vende të botës. Por, askush nuk kishte arritur ta sfidonte veten në “mëmën” e të gjitha maleve, deri vitin e kaluar.
Shannon Bufton, pronar dhe operator i “Serk Cycling”, një firmë që ndërmerr udhëtime çiklistike në Himalaje, bëri përpjekjen e parë në tetor. Ekipi i tij përfshinte edhe mikun Andy Van Bergen, i cili shpiku konceptin e “everesting”. Por, erërat e fuqishme, i ftohti ekstrem dhe sëmundjet e lartësisë, i detyruan ata të ndaleshin pas 20 orësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.