Treg

Në këtë epokë të javës katër-ditore


Dhjetëra firma po përpiqen të shkurtojnë orët e punës – dhe po zbulojnë se është e mirë për punëtorët, konsumatorët dhe për të gjithë zinxhirin

Robert Booth – Nëse përpiqesh të kontaktosh Indy Cube, (dikush që siguron hapësira pune në Wales), pas orës 5 pasdite, do të të vijë një mesazh automatik që do të ishte një manifest i mirë për rritjen e shpejtë të lëvizjes së javës me katër ditë.

“Do të gjendemi pranë jush shumë shpejt gjatë orëve të punës,” thotë mesazhi zanor. “Nëse na kontaktoni jashtë orëve të punës, ne do të jemi të zënë me punë të tjera, si hipizëm, karate, ose një gjumë për shtatë palë qefe.”

Firma në fjalë u jep punonjësve një ditë shtesë për të njëjtën pagesë si në një javë pesë ditore.

Ka fakte që ulja e numrit të ditëve të punës, mund të rrisë produktivitetin për shefat dhe lumturinë për punëtorët. Terrenet e lojërave, qendrat e kopshteve dhe gjimnazet po mbushen të premten me njerëz që zgjasin kohën e lirë në një javë pune pesë ditore që ka qenë një element kryesor i kulturës perëndimore që kur Henry Ford e miratoi atë në vitin 1926.

Dhe nuk janë vetëm bizneset e vogla që po zbulojnë një mundësi për të kursyer pak para duke i ‘fikur dritat’ një ditë më shumë në javë. Një kompani marketingu në Glasgou, Marketing Pursuit, që eksperimentoi me 120 punonjësit e stafit të vet duke i dhënë tre ditë pushim në javë në fund të vitit 2016, pretendon se ka qenë një instrument i dobishën në rritjen e produktivitetit me 30% krahasimisht me të punuarit 5 ditë në javë.

Perpetual Guardian, një biznes i besueshëm në Zelandën e Re që mbikëqyr gati 200 miliardë dollarë asete, ka vendosur që 240 punonjësit e vet të kenë vetëm 4 ditë në javë punë dhe ka raportuar një rritje prej 20% të produktivitetit. Një varg biznesesh të vogla në Mbretërinë e Bashkuar kanë kontaktuar The Guardian për të treguar entuziazmin lidhur me produktivitet më të lartë, kënaqësinë më të madhe të stafit - dhe fitime edhe më të mëdha pas shkurtimit të javës së punës. Bisedat në familja janë ringjallur dhe nivelet e stresit janë ulur.

Në janar, Wellcome Trust u bë firma më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar që vendosi ti bashkohej trendit për ti dhënë stafit të saj prej 800 vetash tre ditë pushim fundjave.
Partia Laburiste po flirton me mënyrën se si kjo ide mund të përshtatet në programin e saj të politikave: kancelari në hije, John McDonnell, ka autorizuar të hulumtojë një ekonomist të rëndësishëm, profesor Robert Skidelsky.

E megjithatë, me gjithë entuziazmin që më në fund mund të lëvizim drejt vizionit të John Maynard Keynes (1930), deri tani të gjithë punojmë një javë 5 ditëshe dhe e kalojmë pjesën tjetër si kohë të lirë. Dhe shumica e njerëzve që duan të punojnë më pak nuk munden.

Që prej krizës financiare, njerëzit në Britani të Madhe punojnë më gjatë, jo me orë më të shkurtuara pasi stanjacioni i pagave detyronte punën me orë të gjatë për të mbajtur inflacionin brenda parametrave.

Në vitin 2011, orët e shkurtuara të punës për dekada me radhë u harruan dhe britanikët filluan të punonin më gjatë. Nëse trendi për uljen e orëve të punës ka vazhduar, ne do të ishim duke shijuar ekuivalentin e një jave shtesë dhe gjysmën e kohës së lirë çdo vit deri tani.

“Bazat ekonomike po shkojnë në të përkundërt në raport me politikën e shkurtimit të orëve,” tha Torsten Bell, drejtor i Resolution Foundation thinktank. “Synimi ynë është që të gjejmë rrugën e duhur.”

Një numër në rritje njerëzish po përpiqen të bëjën thjesht këtë.

Pursuit Marketing është në zonën e West Glasgow të Finnieston, dhe është një pjesë tipike e ekonomisë së shërbimeve që drejton Britaninë. 120 punonjësit e stafit të Pursuit-it një call center dhe qendër e marketingut digjital për llogari të kompanive si Google, Microsoft, Oracle dhe Sage. Që nga viti 2011 ata kanë punuar një javë të rregullt - 8.45 - 17.00 të hënën deri të enjten dhe një ditë më të shkurtër të premten, duke përfunduar në orën 3.30. Por në shtator 2016, menaxhimi i kompanisë dëshironte të rriste produktivitetin e punëtorëve. Ata kishin vërejtur se punonjësit që punonin me orë të reduktuara, po rezultonin me rreth 17% më shumë shitje sesa punonjësit që punonin me orar të plotë 5 ditë në javë.

Drejtorja Lorraine Gray tha: "Koha e pritjes u vlerësua, kështu që donin të siguroheshin që ata mund të mbanin të njëjtat ritme dhe rezultate. Ata ishin të qartë në fokusin e tyre ".

Firma mori vendimin që për çdo punonjës të shkurtonte orët e punës dhe java e punës të ishte nga e hëna në të enjte, pa ndryshuar pagesën. Ajo tha se stafi u përgjigj me “shumë entuziazëm” pas marrjes së vendimit. Në javën e parë me katër ditë punë, shitjet u rritën me 37%.

“Njerëzit menduan: nëse do tia dalim të funksionojë, ne do ta ruajmë,” tha Gray.
Rritja e produktivitetit është e qëndrueshme dhe qarkullimi është rritur me 29.5% pas dy vitesh që kur u mor vendimi për javën me katër dita.

Jon Freeman, një shitës 33 vjeçar i firmës, tha se java me katër ditë punë i ka dhënë më shumë energji gjatë punës, ai gjithashtu ka kohë tu përkushtohet më shumë fëmijëve të tij të vegjël 2 dhe 5 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Clare është më e lirë për tu angazhuar në punën e saj në farmaci.

“Jam më i fokusuar dhe i përkushtuar sepse vlerësoj orët shtesë të pushimit,” tha ai. “Unë isha mësuar të shihja orën në fundjavë sepse nuk jam ndjerë kurrë sikur kisha mjaftueshëm kohë pushim, por tanimë kur kthehem në punë të hënën, me të vërtet kthehem me qef.”

Një nga organizatat më të mëdha që përqafuan kalimin e javës së punës nga 5 në 4 ditë, është The Guardian, ndryshimi i cili ka shkaktuar interes të madh global, me 400 organizata nga e gjithë bota që i kanë kërkuar kompanisë këshilla.

"Këtë javë ne kemi pasur njerëz që na kontaktojnë nga Japonia, Kanadaja, Britania e Madhe, Franca, Zvicra", tha themeluesi dhe shefi ekzekutiv i saj, Andreë Barnes.

"Kjo është një ide, koha e së cilës ka ardhur", tha Barnes , "është një shans për të ndryshuar botën". "Kompanitë që do ta aplikojnë, do të habiten nga përmirësimi në kompaninë e tyre, stafin e tyre dhe në komunitetin e tyre më gjerë .

Ai tha se kjo ndihmon si burrat, ashtu edhe gratë, e bën më të lehtë jetën për nënat kur kthehen në punë sepse nuk iu duhet të luftojnë me pesë ditët e gjata të punës, dhe në të njëjtën kohë, i bën burrat më të angazhuar në përgjegjësitë familjare.

Kërkimet se çfarë mund të bëjmë me kohën e lirë shtesë kanë prodhuar rezultate gjallëruese. Një studim amerikan ekonomiko-psikologji i 2010-ës mori në shqyrtim se si 909 gra do të skedulonin një ditë 16 ditore konform maksimizimit të mirëqënies së tyre. Vetëm 36 minuta iu dedikuan punës, krahasuar me 106 minuta për “marrëdhëniet intime”, 82 minuta për socializim dhe 56 minuta për shopping.

Ndoshta më shumë “marrëdhënie intime” do të ishin mirë për ekonominë. Britanikët punojnë mesatarisht 1,514 orë në vit, katër javë të plota më shumë se në Gjermani, por janë më pak produktivë. Gjermanët dhe Amerikanët e kanë PBB për orë respektivisht 60.50 $ dhe 64.10 $, krahasuar me 53.50 $ në Britani.
Produktiviteti nuk mbështetet vetëm në sasinë e duhur të orëve të përcaktuara për të punuar, por mbështetet në nivelet e mirëqenies, lodhjes dhe shëndetit të përgjithshëm të punonjësit", tha Autonomy, një studim i hollësishëm që shqyrtoi në muajin shkurt javën e punës më të shkurtër.

Numri mesatar i orëve të punës për person në javë ishte në rënie para krizës financiare të vitit 2008 dhe shtyrjes së mëvonshme të pagesave
grafiku i kuq-Orët mesatare të punës për person në javë
grafiku gri - paga në rënie

Sipas një studimi të vitit 2014-të të Institutit për Ekonominë e Punës, produktiviteti bie pas orës së 35-të të punës javore.

Por Bell, një ish këshilltar i Thesarit në kohën e Laboristëve, është një nga ata skeptikë që dyshojnë se fitimet nga produktiviteti i orëve të ulura të punës, do të gëzonin të gjithë ekonominë. "Është shumë e vështirë të thuhet se prodhimi i përgjithshëm do të rritet nëse ulni 20% të orëve tuaja në të gjithë ekonominë si një e tërë" tha ai.

"Nëse ne të gjithë e mbyllim dyqan të enjten, çfarë bëjmë ne në fundjavë?", Tha Kate Cooper, drejtor i politikave në Institutin e Lidershipit dhe Menaxhimit. "Ne kemi nevojë për njerëz të tjerë për të punuar".

"Sa e qëndrueshme është kjo?" Pyeti Cooper.
Dhe kishte rezerva për atë që mund të humbasë me heqjen e ditës së pestë të javës në punë. "Çfarë po shtyhet? Çfarë do ndodhte në atë ditë të pestë? A ishin njerëzit që formonin lidhje të forta shoqërore në punë? A ishin ata duke marrë një ndjenjë të kulturës së kompanisë? Nëse puna është vetëm për të bërë një detyrë, një listë të detyrave, atëherë ndjenja e qëllimit për të arritur diku dhe lidhjes sociale që vjen nga punësimi mund të mos ekzistojë më ".

*Burimi: The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë