Lajme

Në kërkim për vjedhje, arrestohet laçiani

Policia e Kurbinit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale "Vjedhja", "Kanosja", “Shkatërrim prone” dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
Policia thotë se është ndaluar shtetasi me inicialet S. R., banues në Laç, Kurbin, me masë sigurie "Arrest në shtëpi", e vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në korrik 2019, por gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore nuk është gjendur në vendin e qëndrimit të caktuar nga Gjykata.
Gjatë vitit 2019, ndaj këtij personi janë bërë kallëzime nga shtetas të ndryshëm për vjedhje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit H. L., 60 vjeç, banues në Kurbin.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendim në shkurt 2017, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për vepren penale "Vjedhja e energjisë elektrike".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë