Ka ndodhur

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohen 3 persona në Tiranë, mes tyre dhe një grua

Gazeta Si - Tre persona janë arrestuar nga policia, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “PUZZLE 2020”, pasi janë shapllur në kërkim në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit, Ardian Korriku, Jurgen Korriku dhe Etleva Adami, të cilët pritet të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me akuzat.

Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë