Ka ndodhur

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari dhe shoku i tij

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia thotë se është arrestuar një 32-vjeçar me iniciale M.H., i shpallur në kërkim dhe shoku i tij 22 vjeç me iniciale F.M.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga policia në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Shtetasi M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin E. H. (i arrestuar në 2019), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë