Lajme

Në kërkim për terrorizëm, arrestohet 28-vjeçari nga Elbasani

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
28-vjeçari Bledar Ibrahimi akuzohet se është përfshirë në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. I riu u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ibrahimi është shpallur në kërkim nga Interpol Roma në datë 15.04.2019, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.
Ai është depërtuar më parë nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë