Lajme

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, pasi ishin shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.
Falë operacioni “Dajçi”, u vunë në pranga shtetasit:
K. N., 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
K. P. (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë".
Siç njofton policia, këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më 28 shtator 2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.
Policia thotë se lidhur me këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë