Ka ndodhur

Në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohen një burrë e një grua në Durrës

Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke vënë në pranga 1 person, proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë dhe ndaluar 2 persona të shpallur në kërkim.

Policia thotë se janë ndaluar shtetasit: Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” dhe shtetasen A. B., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë është arrestuar 19-vjeçari me inicialet J. R., banues në Durrës, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit T. Z., 17 vjeç dhe Xh. Ç., 16 vjeç, banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur telefonin shtetasit L. O., 16 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë