Ka ndodhur

Në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet një 55-vjeçare në Durrës

Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetase të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “BYE PASS”.

Policia thotë se është ndaluar shtetasja Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Po ashtu është proceduar penalisht një tjetër shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin B. Z., banues në Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke të shtetasit A. T. dhe më pas ka hedhur inerte guri në sipërfaqen e tokës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë