Ka ndodhur

Në kërkim për plagosje, arrestohet 41-vjeçari në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili u shpall në kërkim në lidhje me plagosjen e një 60-vjeçari në Pogradec.

Ngjarja ndodhi në 6 gusht të këtij viti në lagjen nr. 1.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet A. P., 41 vjeç, i cili akuzohet se ka goditur me grushte e sende të forta shtetasin me inicialet B. Ç., banues në fshatin Buçimas.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 23.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë