Ka ndodhur

Në kërkim për kultivim droge, pranga dy të rinjve në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 2 të rinj, të cilët ishin në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, duke e çuar në 5 numrin e të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”.

Policia thotë se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet M. M., 27 vjeç, banues në Gjonçë të Fierit dhe shtetasi me inicialet B. L., 26 vjeç, banues në fshatin Rromës të Fierit.

Sipas policisë, ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 05.03.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit T. A., A. A. dhe I. M.,(të cilët janë ndaluar nga policia në datë 24.06.2020), në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë