Rend dhe Ligj

Në kërkim për kultivim droge, në pranga dy shkodranë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet L. N., 25 vjeç dhe D. N., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Mazrek, të cilët ishin të shpallur në kërkim.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë