Ana e errët

Hashashi si kurora e gjelbër e Tiranës. Nëpër Shqipëri arrestohen kryepleqtë, por asnjë polic

Në fshatin Kuraten të Ishmit policia I tringëlliti prangat kryeplakut të fshatit. Edhe në Prishtë të Skraparit fshati mbeti pa kryeplak. Në Kotorr të Gramshit edhe kryeplaku I fshatit pati gjithashtu të njëjtin fat. Edhe  kryeplaku I Drashovicës në Vlorë përfundoi po ashtu në polici. Kryeplaku I fshatit Gjoroven të Beratit u shpall në kërkim. ..

Në të gjitha këto njoftime ku policia po informon herë pas here, sipas saj kryepleqtë  nuk I kanë treguar asaj për  territoret e mbjella me hashash në zonën ku ata kanë përgjegjësi administrative.

Jo shumë larg në kohë , ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëroi se në çdo zonë ku do evidentohet drogë shefat e policisë do shkarkohen e do rrezikojnë burgimin. Por ndëshkimet e  policisë siç po kuptohet edhe këtë verë kanë nisur nga përfaqësuesit e zonës dhe jo nga efektivët e policisë ndonëse ka dyshime të forta se sërisht ka efektivë policie të përfshirë në krimin e mbjelljes dhe  shitjes së hashashit.

Policia nuk tregon

Ka dyshime të forta se parcelat e asgjësuara  deri më tani janë shumë fish nga ato që policia raporton. ‘ Qëllimi është të prezantohet një realitet që nuk është, po synojnë të tregojnë që ka më pak parcela të kultivuara me hashash” tha një ekspert policie në anonimitet për gazetën” Si”. Të dhënat e sigurta tregojnë se në një rast gjatë qershorit policia qëndrore mësyu në zonën e Shkodrës për të asgjësuar parcelat me hashash , pa njoftuar policinë lokale  dhe asgjësoi qindra rrënjë. E njëjta gjë ndodhi edhe në malsinë e Dukagjinit ku është kërkuar ndërhyrja e repartit special Renea , që hyri në malet e thella të kësaj zone përmes ajrit. “ Ky aksion ndodhi nga frika e ndonjë reagimi të grupeve kriminale ashtu sic ndodhi pak vite më parë ku policia u godit me armë zjarri” tregoi burimi pranë policisë qëndrore. Të dhënat mbi parcelat e hashashit janë të paqarta ndonëse gazeta “Si” insistoi dhe kërkoi një shifër të saktë se sa është numri total I rrënjëve të asgjësuara. Ka dyshime se madje një shef policie transferua në një rreth tjetër pikërisht për shkak të pozicionit të tij të dyshimtë, ndërsa një tjetër u shkarkua pasi u zbuluan dynymë të tërë me hashash në zonën e Temalit pranë Komanit. Edhe pse policia raporton se u asgjësuan 30 mijë rrënjë, burimi I sigurtë I gazetës” Si” këmbëngul se “në këtë vend u asgjësuan qindra rrënjë dhe se policia I fsheh të dhënat”

Edhe në Tiranë

Por pa lëvizur shumë nëpër Shqipëri shqetësim është kthyer kultivimi I hashashit edhe në fshatrat përrreth kryeqytetit. Vetëm në fshatin Gropaj fare pranë kryeqytetit në fillim të qershorit u asgjësuan disa kubikë  me hashash, ngjarje për të cilën u vendosën para përgjegjësisë kryeplaku por edhe inspektorë pyjesh. Por pas këtij raportimi , pikërisht kur policia po bëhej gati të asgjësonte një sipërfaqe tjetër të identifikuar nga informatorët e policisë, përpara se skuadrat të niseshin, autorët u vunë flakën dhjetra rrënjëve me kanabis duke e lënë policinë duarbosh. Për këtë ngjarje mësohet nga një burim I gazetës “Si” se shërbimi I çështjeve të brendshme po kryen verifikime për dyshimet se egziston dekonspirimi .

Pyjet jashtë kontrollit edhe në jug..

Por teksa burimet e gazetës Si e përshkruajnë situatën alarmante edhe në pyjet e Krujës, edhe jugu nuk mbetet pas. Adnan L. së bashku me të afërmit jeton në një fshat në Tepelenës. Emri I tij ndryshohet për shkaqe të sigurisë së jetës së tij. Burri është baba I tre fëmijëve dhe për shkaqe ekonomike ai çdo verë mbledh bimë medicinale. “ edhe ky vit është I vështirë – thotë 44 vjecari- ne provuam të dalim në mal për të mbledhur kryesisht rigon – dhe na kthyen pas. Nuk I njihnim. Na pyetën çfarë doni këtu , kthehuni pas. Ishin të panjohur, Dyshoj se hashashi është kthyer sërisht” tregon babai I tre fëmijëve

Sërisht për Tiranën

Për ekspertët e antidrogës tashmë as mbjellja e drogës në kryeqytet nuk është më befasuese. “Policia nuk u pastrua asnjëherë nga vala e parë, atëherë kur mjaft zyrtarë u dyshuan se kishin mbështetur kultivimin e bimës narkotike. Përkundrazi ata zyrtarë vazhdojnë të jenë në polici dhe nga qarqet ku ishin aso kohe , vijojnë të jenë pjesë e unformave blu dhe definitivish kjo gjë I ka demoralizuar policët e thjeshtë, pra policin e mirë” kështu e përshkruan një ekspert për gazetën “Si” gjendjen dhe dështimin policor ndaj minimizimit të fenomenit të drogës. ‘ Veç kësaj grupet janë fuqizuar, shumë trafikantë janë kthyer në punëmarrës dhe investitorë, ata punësojnë në sezon jo pak persona që paguhen 3 mijë lekë dita dhe për ta kjo është një mundësi e mirë për të dërguar në shtëpi jo pak para”.” shton më tej eksperti që këmbëngul  ruajtjen e identitetit

Dhe për të kuptuar se sa e ka pushtuar hashashi vendin po ju sjellim aksionin më të fundit antidrogë. Pranë një hoteli mjaft të njohur të quajtur E.., në urën e Farkës  dhe konkretisht në malin ngjitur  është një parcelë me hashash… ky është informacioni I dërguar nga një informatory pranë sallës operative. Policia raporton në rrugë jo zyrtare se sapo mbërriti në vendngjarje përmes forcave të komisariatit numër një, konstatoi 2 mijë metra katrorë tokë. “Aaty ishin hapur 370 gropa me 370 rrënjë kanabis sativa në një distancë dy metra nga njëra tjetra” tregoi burimi policor I gazetës Si.  Aty u konstatua gjithashtu rrjeti I ujitjes pë të cilin ishin shpenzuar miliona. “ Ne arrestuam një shtetas që po vadiste, fillimisht I paidentifikuar por më pas u prezantua si S. Kupi” përshkruan efektivi për gazetën “SI”. Policia shton se në të vërtetë aty asgjësoi 560 rrënjë nga mëse 200 që përshkruan më herët.

I dyshuari

Por pas konstatimit I dyshuari S. Kupi kunërshton implikimin e tij duke u shfajësuar  “ jam coban dhish, jam lindur dhe rritur këtu, dhe kur po kullosja dhitë kur  erdhi polcia. Nuk di asgjë për hashashin. I dyshuari ka këmnëgulur se e kanë arrestuar qëllimisht pasi ai nuk ka asnjë forcë ekonomike të investonte dynymët me drogë, të hapte tokën e të shtronte sistemin e vaditjes pasi uji merrej përmes pompave nga përrroi në urën e Farkës. “Jam një fshatar I varfër, jetoj me mund dhe djersë, kullos dhitë dhe jetoj I pastër, po kullosja dhitë në mal , ju më arrestuat vetëm ngaqë isha afër dhe kjo nuk është e drejtë” ka kundërshtuar burri . Pasi kanë shënuar emrin e banorit si I dyshuarikryesor, policia ka shoqëruar e pyetur edhe kryeplakun e fshatit Mullet. Ai thotë “ unë e shoqërova policinë kur kreu krehje territori, sdi gjë se çfarë ka ndodhur” , pikërisht për këtë gadishmëri kryeplaku u lejua të kthehet në shtëpi e të vijojë detyrën e njeriut më të rëndësishëm të fshatit. Të tjerët..në burg

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë